Topi e pranon: Javën tjetër takoj
Oketën për kalimin në FRD

Topi e pranon: Javën tjetër takoj <br />Oketën për kalimin në FRD
TIRANE - Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 kanë prodhuar një disekulibirim të pushtetit në Shqipëri dhe uzurpimit të tij nga një krah i politikës. Pohimi ka ardhur nga ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë një intervistë në emisionin Top Story të gazetarit Sokol Balla në Top Channel të enjten në mbrëmje (26 korrik)

Topi cilësoi ngjarjen e Gërdecit dhe atë të 21 janarit si dy momentet më të vështira të presidencës së tij. Gërdeci ishte “një ngjarje që tronditi jo vetëm presidentin por mbarë shoqërinë. “Pata konstaktuar që informacioni që vinte nga njerëzit në terren ishte i vakët, nga njerëz që nuk kishin dijeni”, tha Topi. Ai pohoi se përgjegjësia për cfarë ndodhi pak km larg kryeqytetit duhet të niste nga autoritetet vendore “dhe zinxhir”. Topi shprehu keqardhjen e tij që gjyqi për këtë ngjarje ende nuk ka përfunduar dhe “nuk kemi një verdikt që do të qetësonte sado pak familjet e viktimave”.

Ndërsa 21 janari ishte “një histori tragjike”. “E kam thënë në mesazhin e para dy ditëve që institucioni i presidentit asnjëherë nuk prodhoi konflikt” ndërsa “21 janari është produkt i konfliktualitetit politik”, tha Topi. Sipas tij, gjëja më e shëmtuar ishte tentativa për të “për të deformuar, duke akuzuar institucione siç u bë edhe ndaj meje”, ndërkohë që “përgjegjësia ishte e dy palëve politike”.

Topi ka folur edhe për marrëdhëniet konfliktuale me kreun e ish-partisë së tij, konflikt që është ashpërsuar në momentin kur Berisha, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, “para se të konsultohej me një nga nënkryetarët e PD-së, nisi konsultimet me parti që kishin qenë në opozitë”. Si rast konkret Topi përmendin emrin e kreut të Partisë Agrare, Xhuveli.

Ish-presidenti Bamir Topi kritikoi klimën e spastrimeve në bazë të ngjyrave politike në administratën shtetërore, duke përfshirë edhe institucionin e drejtuar prej tij deri pak ditë më parë, klimë të cilën e cilësoi si “si në kohën e diktaturës komuniste”. “Në rast se ka një psikologji se i gjithë shteti duhet drejtuar me një dorë, një dorë që vjen nga një formim komunist, kjo tregon një vazhdim nga i cili shqiptarët duhet të ishin ndarë që në vitin 1992”, tha ai duke iu referuar hapur Kryeministrit Berisha.

E ARDHMJA POLITIKE
Topi pohoi se PD “pak më intereson sot”. “Unë sot nuk jam më pjesë e asaj partie”, shtoi ai duke nënkuptuar se nuk është i interesuar mbi debatin e brendshëm në PD. “Ajo është shumë larg meje tashmë, sepse për fat të keq kam parë se aty nuk ka zë. Zërat e vetëm janë ato që marrin udhër kundër institucioneve për të anatemuar, linçuar në publik. Kjo është një gjë që vite më parë nuk kishte ndodhur në publik”.

Më pas ai foli edhe për të ardhmen e tij politike në krye të FRD. Topi pranoi se do të zhvillojë javën e ardhshme një takim me kreun aktual të kësaj partie, Gazmend Oketa, “Do të diskutojmë për një vendimmarrje formale, që mund të vijë në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit”. Topi la të kuptohet qartë se kalimi i tij në FRD mund të vijë përmes një ftese nga drejtuesit e saj.

“Nëse, siç janë gjasat, do të shkojmë drejt kësaj vendimmarrje, do të flasim” për objektivat e FRD, tha Topi, por “unë sot nuk e kam petkun për të folur në emër të kësaj partie. Kur ta kem petkun do të jem shumë i hapur”.

PERGJIMET NDAJ OPOZITES
Topi foli edhe në lidhje me akuzat e opozitës së majtë, sipas së cilës qeveria po përdor strukturat e saj për të përgjuar polikanët e saj dhe diplomatët e huaj në vend. Ish-presidenti e cilësoi akuzën shumë të rëndë dhe i kërkoi opozitës së majtë që t’i shkojë deri në fund çështjes, nëse ka vërtetë fakte siç pretendon.

Topi theksoi se për një ngjarje të ngjashme në SHBA është rrëzuar edhe një President pasi përbën “një krim penal”. Këtu bëhet fjalë për “përgjegjësi politike, morale, ligjore”, theksoi ai, ndaj dhe “Qeveria duhet t’i nënshtrohet kontrollit parlamentar”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit