Maradona nuk ndalet duke sulmuar legjendën e futbollit brazilian, Pele. Shkak këtë herë ka qenë vendimi i FIFA-s për t’i dhënë Topin e Artë në mënyrë simbolike për gjithcka ka fituar në karrierë, e mbi të gjitha si i vetmi futbollist që ka fituar tre herë kupën e botës.

“Të thuash që Pele e ka fituar Topin e Artë përpara meje është një gabim i madh. Unë, Topin e Artë e fitova në vitin 1996 nga France Football për kontributin në futboll. Pele do të mbetet përherë i dyti më i mirë në futboll, pasi ai edhe në Brazil konsiderohet si sportisti i dytë më i mirë pas pilotit të Formula 1, Ayrton Senna.

Është një gjë e trishtë të jesh përherë në vendin e dytë por do të vazhdojë që të jetë përherë kështu” deklaroi Maradona. Argjentinasi e thumbon edhe në fund, këtë herë për paraqitjen në ceremoninë e Topit të Artë. “Gjatë dorëzimit të trofeut për Crisntiano Ronaldon Pele tha Cristiano Leonardo. Ky është një tregues i qartë se kush është ai” përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com