Pas përfundimit të ndeshjes përballë ekipit të Ajaksit, trajneri i ekipit të Realit të Madridit, Hose Murinjo është rikthyer të flasë përsëri për fituesin e Topit të Artë.
Murinjo është shprehur për një konspiracion të kokave të UEFA-s kundër Cristiano Ronaldos.
"Ronaldo nuk ka shanse për të fituar Topin e Artë, tashmë fituesi është përcaktuar nga kokat e futbollit, të cilat kanë filluar fushatën për Lionel Mesin" shprehet Hose Murinjo.
Ndërsa përsa i përket idesë së shkëmbimit me Ancelotin, Murinjo u shpreh me ironi se" mbase do të ketë një shkëmbim mes dy ekipeve, por PSG do të ishte një destinacion i mirë… për ndeshjen tonë të ardhshme në Champions” përfundon Murinjo.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com