Presidenti i UEFA-s Michel Platini është rikthyer të flasë për Messin, duke deklaruar edhe njëherë se do të thyejë rekordin e tij,

Johan Cruyff dhe Marco van Basten duke fituar Topin e Artë për herë të katërt. Platini u shpreh se “jam i sigurtë që

Mesi do e thyejë rekordin tim. Nuk e di nëse do e kalojë këtë rekord këtë vit apo vitin e ardhshëm, por di që do fitojë Topin e Artë për herë të katërt”.

Sakaq, pak ditë më parë trajneri i Realit, Murinjo u shpreh në mënyrë indirekte se Platini ka filluar fushatën pro Mesit dhe kundër Ronaldos.

Cmimi do të jepet më 7 janar në Zyrih të Zvicrës. Ndërkohë që Mesi është shpallur lojtari më i shtrenjtë në

botë me 140 mln euro, i ndjekur nga Ronaldo me 94 mln e Iniesta me 64 mln.

(d.b/shqiptarja.com)