FRANCË- Nuk ka asnjë tjetër si ai! Lionel Messi ka shkruar historinë në futbollin botëror, duke fituar për të shtatin herë në karrierë Topin e Artë, kësaj herë jo si lojtar i Barcelonës, por si sulmues i Paris Saint-Germain. Ai ka lënë pas Cristiano Ronaldo, i cili sot u rendit në vendin e 6-të, e që mungoi në ceremoninë e mbajtur në teatrin Shatale, Paris. Trofeu u dorëzua nga miku i tij i ngushtë, Luis Suarez një moment emocionues ky gjatë ceremonisë. Ajo që tërhoqi jo pak vëmendjen, ishte fjalimi i tij pas triumfit.
‘’Levandovski e meritoi ta fitonte Topin e Artë këtë vit, por kombëtarja ka peshuar shumë në këtë çmim. Shpresoj ta fitojë vitin tjetër’’, tha Messi.
Ndërkohë, Levandovski ishte shumë pranë fitimit të çmimit të më madh individual, megjithatë nuk doli "duar bosh". Ai mori çmimin e "sulmuesit më të mirë të vitit".
Nga ana tjetërm Chelsea, ka fituar çmimin si “Klubi i Vitit” pasi ka pasur një vit historik, duke e fituar për herë të dytë në historinë e klubit Ligën e Kampionëve.
Renditja
1 -Lionel Messi-Fituesi
2- Robert Lewandowski
3- Jorginho
4– Karim Benzema, Real Madrid dhe Francë
5– N'Golo Kante, Chelsea dhe Franca
6– Cristiano Ronaldo
7- Mohamed Salah
8– Kevin De Bruyne
9– Kylian Mbappe
10- Gianluigi Donnarumma
Fituesja e Topit të Artë për femra
Alexia Putellas
Sulmuesi i Vitit
Robert Lewandowski
Lojtari i ri më i mirë
Pedri
Të qeshur e duke duartrokitur, ky është reagimi i tre djemve të Lionel Messit kur fitoi 'Topin e Artë', për herë të shtatë.
Messi fiton 'Topin e Artë', për të shtatën herë në karrierën e tij.
Robert Levandovski fiton çmimin ”Sulmuesi i vitit”.
Sot është ceremonia e dhënies së 'Topit të Artë'.
Çmimin ‘’Kopa Trophy’’ për të rinjtë ka shkuar për mesfushorin e Barcelonës, Pedri Gonzales i cili mposhti Xhud Bellingam, Mejzon Grinud, Nuno Mendesh, Xhamal Musiala.
Lionel Messi ka mbërritur në tapetin e kuq në ceremoninë e shpërndarjes së Topit të Artë. Ai shodërohet nga bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo e cila shkëlqen me një fustan gold, si edhe tre djemtë e tij Mateo, Thiago dhe Ciro.
Kur kanë mbetur edhe pak kohë për të zbuluar se kush është fituesi i 'Topit të Artë', janë zbuluar edhe lista e 15 futbollustëve që janë renditur të fundit në listë.
Në total janë 30 e ndërsa finalistë do të jenë vetëm 3.
Cesar Azpilicueta , Chelsea
Luka Modric , Real Madrid
Nicolò Barella , Inter;
Ruben Dias , Manchester City
Gerard Moreno , Villarreal
Phil Foden , Manchester City
Pedri , Barcelona
Harry Kane , Tottenham
Lautaro Martinez , Inter
Bruno Fernandes , Manchester United
Riyad Mahrez , Manchester City
Mason Mount , Chelsea
Simon Kjaer , Milano
Luis Suarez , Atletico Madrid
Neymar , Paris Saint Germain
Raheem Sterling , Manchester City
Si çdo vit “France Football” jep çmime për kategori të ndryshme, por këtë vit duket se do të ketë një risi. Në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social “Twitter”, ata kanë lajmëruar që do të prezantohen dy çmime të reja, se për çfarë bëhet fjalë, mbetet për ta zbuluar në 20:30.
“Kemi një lajmërim, vetëm prisni”, shkruhej në postim.