Topi: Koha e refklektimit për politikën

Topi: Koha e refklektimit për politikën
KORÇË - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, zhvilloi sot paradite një vizitë në Selinë e Mitropolisë së Shenjtë me rastin e Festës së Pashkëve. Kreu i shtetit u prit nga Mitropoliti i Korçës, dhe njëkohësisht një nga krerët e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Imzot Joan Pelushi dhe nga përfaqësues të tjerë të bashkësisë ortodokse.

Siç njofton, zyra e shtypit e presidentit, kreui Shtetit shprehu urimet më të ngrohta e të përzemërta për të gjithë besimtarët shqiptarë në ditën e festimit të Pashkëve ortodokse, duke theksuar se “nëpërmjet festimit të Pashkës, ngjarjes më solemne dhe më të nderuar të Kishës, jepen mesazhe të rëndësishme të vlerave të patjetërsueshme të jetës njerëzore, jo vetëm për më shumë shpresë dhe tolerancë me njëri-tjetrin, por dhe për më shumë besim tek realizimi i aspiratës integruese evropiane të shqiptarëve”.

Pas vizitës në Selinë e Mitropolisë së Shenjtë, Presidenti Topi iu përgjigj interesimit të mediave të pranishme, duke theksuar se simbolika e kësaj feste duhet të sjellë më shumë besim tek njerëzit. “Përshumëvjet dhe gëzuar këtë ditë të shenjtë! Unë dëshiroj që këtu nga Korça të uroj besimtarët ortodoksë, jo vetëm ata të Korçës, por të gjithë Shqipërisë: gëzuar këtë ditë të madhe që është një ditë shumë e veçantë në botën e krishterë! Besoj që është dita e ringjalljes, dhe mbi të gjitha mbi këtë term kaq të gjerë, ringjallje, unë do të uroja që të ringjallim kudo shpresën për një ditë më të mirë! Tek çdo njeri, tek çdo shoqëri ka nevojë që të ketë më shumë optimizëm për ditën që vjen”, u shpreh Topi.

Ai u shpreh se ata që kanë në dorë fatet njerëzve dhe merren me politikë, në këtë ditë duhet të reflektojnë më tepër. “Ky mesazh që vjen nga kjo filozofi e krishterë është shumë domethënës, sidomos për ata që kanë fatet e tjerëve në dorë, për ata që merren me politikën, me institucionet dhe kjo ditë është për të reflektuar së pari për njerëzit që janë më në hall, më në nevojë. Dhe ky apel është për institucionet, për politikën, por është edhe për njerëzit që janë në gjendje të mirë që ta kthejnë vështrimin tek ata që janë më dobët”, tha Presidenti Topi.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare