TIRANE - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, deklaroi sot se për të çuar përpara dhe zbatuar me sukses reformën në gjyqësor “nevojitet shprehja e qartë e vullneteve politike të konkretizuara me vendimmarrje në Parlament”.
“Kjo mund të materializohet me gjetjen e konsensusit për miratimin e Gjykatës Administrative – deklaroi Presidenti - për heqjen me ligj të imunitetit të zyrtarëve të lartë si dhe për miratimin e kandidaturave cilësore në Gjykatën Kushtetuese e në atë të Lartë, të bashkërenduara edhe me ndëshkimin e korrupsionit në radhët e gjyqtarëve”.
Sipas Presidentit të Republikës, “arritjet e këtyre objektivave, të shoqëruara edhe me konsolidimin e pavarësisë së institucioneve kushtetuese e ligjore do të rikthenin besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe do të mundësonin edhe plotësimin e kritereve të kërkuara për përmbushjen e aspiratës së shqiptarëve për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian”.
Deklarata e Topit erdhi gjatë një takimi që zhvilloi sot pune me nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Italisë, Michele Vietti, dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë. Në takim ishin të pranishëm edhe Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj si dhe Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani.
Vietti, pasi vlerësoi arritjet e shënuara deri tani nga vendi ynë në fushën e drejtësisë si dhe bashkëpunimin e frytshëm ligjor italo-shqiptar, theksoi domosdoshmërinë e kalimit nga demagogjia në vepra dhe ligje konkrete, thuhet në një njoftim për shtyp të Presidencës. Ai nënvizoi se “për të arritur këtë qëllim dhe për të pasur një drejtësi funksionale nevojitet ndarja e qartë e pushteteve dhe vullneti dhe bashkëpunimi i të gjithëve”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com