Topi: Mes Bashës dhe Berishës ka mbaruar gjithçka, por po ruajnë njëri tjetrin se kanë qenë bashkë kudo, si marrëveshja e detit apo 21 janari

TIRANË- Që Sali Berisha dhe Lulzim Basha i kanë “larë duart” me njëri-tjetrin, për këtë Bamir Topi është krejtësisht i bindur. Ai nuk rreshtohet në listën e atyre njerëzve që besojnë se ka një bashkëpunim të fshehur mes tyre, mirëpo për “dozën e ulët” të akuzave që po i bëjnë njëri-tjetrin, Berisha dhe Basha, ish-presidenti ka një tjetër argument.

Në studion e Report Tv, në emisionin “Repolitix” të gazetarit Denis Minga, Topi ka analizuar me detaje deklaratat që në këtë betejë kanë ardhur nga Berisha dhe Basha. Ndalur tek i pari, Topi tha se ai ka shkuar deri aty sa i ka thënë Bashës “i pabesë”, por vetëm kaq, e ndërsa kryedemokrati deri në pikën që ka bërë një “meaculpa” që nuk ka marrë mendimin e strukturave për përjashtimin e ish-kryeministrin nga grupi. Pse? Sepse për Bamir Topin, ato po ruajnë njëri-tjetrin, pasi në çdo gjë kanë qenë bashkë, e si shembull solli rastin e 21 janarit, ku Berisha ka qenë kryeministër dhe Basha ministër i Brendshëm, apo edhe kur u nënshkrua marrëveshja e detit, kur Berisha ishte po kryeministër e ndërsa Basha ministër i Jashtëm.

Pra nisur nga fakti që ato kanë qenë bashkë në ngjarje të tillë, bëjnë që të jenë të kursyer në akuza, por e thotë me bindje se nëse njëra nga palët do të shtojë dozën, në po të njëjtin nivel do të vijë edhe kundërpërgjigja.

“Mes tyre ka mbaruar gjithçka, nëse janë më profesionistë se aktorët e Hollywood, hallal e paçin. Po ruajnë njëri tjetrin se janë së bashku, nëse njëri do rrisë dozën, do e rris dhe tjetri, mjafton që të hapësh 2-3 çështje që kanë mbetur pa hapur, do jenë bashkë. E vendosa ekuivalentët thjesht në ruajtjen pasi dinë gjëra mes njëri tjetrin, në 21 janar, njëri kryeministër tjetri ministër i Brendshëm, keni parë ndonjëherë transparencë. Simptomat janë të qarta, as lojën nuk janë të aftë ta bëj, gjithçka ka dalë hapur, madje unë e kam parashikuar shumë vite më parë. (...) Këta i kanë bërë gjërat bashkë dhe kanë informacione për njëjti tjetrin dhe kanë një pakt virtual për të mos e sulmuar njëri-tjetrin. Ai thotë maksimumi i goditjes për Bashës thotë është “besë prerë”, ai tjetri nuk flet ose tenton që të gjejë një meaculpa për faktin që ishte i pamundur që të mblidhte institucionet e partisë për Berishën, një ekuilibër taktikë, nuk e bëjnë për lojë se gjithçka e kanë bërë me njëri-tjetrin”, tha Topi.

Situatën që po ndodh aktualisht në Partinë Demokratike, Bamir Topi ka zgjedhur që ta përshkruajë me anë të një metafore, krahasim me tërmetin e 26 nëntorit. Në këtë kuadër, Topi thotë se PD-ja është një “godinë” që nuk shkatërrua nga tërmeti, këtu i referohet përjashtimit të Berishës, por u bë e pabanueshme, e që sipas tij, zgjidhja është te rrënimi krejtësisht i saj, për të rindërtuar një godinë të re.

“Vjen një tërmet shumë i fuqishëm, si ai i nëntorit, kjo ndërtesë nuk ka rënë plotësisht, por ekspertët e kanë klasifikuar si DS5, që është e destinuar të rrafshohet, nuk ekziston më, me koshiencë e të gjithë njerëzve që janë tallur me interesat e të djathtës. Basha dhe Berisha janë 2 njerëz që jo vetëm duan të qëndrojnë me çdo kusht, siç ka banorë që s’duan të largohen nga shtëpia, ka dhe të tjerë që duan që ajo të rrafshohet, shyqyr që kemi pronësinë për tokën kemi një pronësi të bukur dhe do ndërtojmë një godinë të re, jo e dy individëve, ky është mjerimi i PD-së”, tha ndër të tjera Topi.

E në vazhdimësi të kësaj metafore, në këtë situatë që është PD-ja, që po përçahet në fraksione të ndryshme, Bamir Topi thotë se zgjedh që të mos rikthehet kurrë, përtej kontributit që ka dhënë për këtë forcë politike.

“Ca të më zërë godina brenda? Edhe pse brenda asaj ndërtese janë disa gur që i kam vendosur, unë, kur të rrëzohet do shkojë dhe do të marrë gurin që kam vendosur unë”, përfundoi Topi në Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:06
Deklarata e fortë e Topit në Report Tv: Nga bashkëpunimi Rama-Basha mua më privohet të jap mësim në universitet, më janë ngritur mure nga të gjitha palët

 

Ish-presidenti Bamir Topi në studion e Report Tv ka bërë nje deklaratë të fortë, duke thënë se ndonëse është një njeri me kontribut për vendin, për shkak të bashkëpunimit Basha-Rama, ndaj tij janë krijuar “mure” që e privojnë nga shumë gjëra. Një prej atyre është edhe dhënia në mësim në Universitete.

“Unë jam një njeri që jetoj këtu, kam një kontribues 25 vite në politik, kam qenë ai që kam qenë në atë parti, kam  qenë kryetar shteti dhe nuk besoj të ketë mure të larta të ngritura për një njeri më shumë se mua, unë s’jam qaraman dhe nuk i them në publik, mure këtu, mure atje, dhe këto mure ndërtohen nga ata edhe nga ai tjetri sepse këto janë bashkëpunim që thuhet në studio por nuk thuhen tamam, këtu po bëhet një lojë shumë e madhe dhe unë ndihem komod në sensin që jetoj këtu, jam qytetarë i lirë, eci i lirë në rrugë, jam vetë në timon, jam i privuar që të shkoj në universitet, se jam i privuar, është i vetmi emision i audiencës së darkës që unë ftohem dhe të jam falenderues Denis, janë këto mure, këta nuk dinë as të ndërtojnë as mure”, tha Topi.

Ora 21:53
Topi: PD është shndërruar si një motel...metafora e veçantë me tërmetin e 26 nëntorit ‘për të treguar mjerimin e partisë’

 

Mjerimin e Partisë Demokratike, siç ai e quan, Bamir Topi ka zgjedhur që ta japë nëpërmjet një metafori, duke e paralelizur me tërmetin e 26 nëntorit. Sipas tij, PD është një godinë e dëmtuar në nivelin DS5, pra që nuk është rrëzuar, por është shpallur e pabanueshme.

“Do të përdor një fabul, një metafor që është shumë e rëndësishme. PD është ndërtuar në 1990, në ato kushte të vitit 1990 që e dini se si janë bërë ndërtesa në kuptimin metaforik, ndërtesa pa shumë kushte teknike, dikush një tullë, një shufër hekuri dhe ajo ndërtesë me kontributin e shumë njerëzve me aspirata, të përndjekur politik që e kishin parë si rreze shprese erdhën dhe kontribuan aty, kjo godinë iu nënshtrua një trajtimi të çuditshëm, u larguan kontributorët dhe erdhën të tjerë e të tjerë, disa e përdorën si hotel, pavarësisht që sot, është transformuar në një motel në kuptimin metaforik të fjalës, e përdorën për karriera të çuditshme, për tranpolina për të bërë karriera, si llogore sulmi ndaj kundërshtarëve dhe gjatë viteve kanë rënë tërmete, kanë qenë disa tërmete të lehta godina i ka përballuar, por nga 1990-2021 janë gati 30 vite dhe vjen një tërmet shumë i fuqishëm, si ai i nëntorit, kjo ndërtesë nuk ka rënë plotësisht, por ekspertët e kanë klasifikuar si DS5, që është e destinuar të rrafshohet, nuk ekziston më, me koshiencë e të gjithë njerëzve që janë tallur me interesat e të djathtës, me të përndjekurit politik, dhe ironia dhe paradoksi është që Edi Rama po i jep pagesat të përndjekurve dhe ai po e bën se atë që nuk e bënë ata për ju, po e bëj unë. Basha dhe Berisha janë 2 njerëz që jo vetëm duan të qëndrojnë me çdo kush, siç ka banorë që s’duan të largohen nga shtëpia, ka dhe të tjerë që duan që ajo të rrafshohet, shyqyr që kemi pronësinë për tokën kemi një pronësi të bukur dhe do ndërtojmë një godinë të re, jo e dy individëve, ky është mjerimi i PD-së, që e gjithë beteja për demokraci dhe aspirata që ka pasur ky popull shkruan në hi, një mungesë totale e përgjegjësisë dhe e moralit. Ndërtesa e re do të rrafshojë këto gërmadha dhe do i kthehet vlerave reale dhe mbi të gjitha nevojën për të pasur opozitë”, tha Topi.

 

 

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zamir: 14/10/2021 15:28

    Bamir Topi, ka qene gjithsesi 'e keqja me e vogel'. Dhe si gjithmone, po te ecim me krahasime, ky duket si nje engjell ne raport me lukunine e ndyre te hijenave e te çakejve kriminele berishiane e te tjere... Bamir Topi e sidomos Rexhep Mejdani e Alfred Moisiu, kane qene perjashtime te rralla dhe mund te quhen fat e rastesi ne plejaden e te te tmerreshmeve e te super maskarenjve pa din e pa iman qe kane udhehequr Shqiperine deri ne ditet e sotme...

    Përgjigju
  • Paul: 14/10/2021 14:38

    Ata ruajne njeri -tjetrin se vjedhjet dhe KRIMET I kane bere bashke. .topi ka shume te drejte. .I vetmi qe I thote te vertetat,,,je ti topi...

    Përgjigju
  • Sefi: 13/10/2021 23:47

    Se mos ka fol no i gje ai sekseri yt, Nik Spahiu. Pale i ka thene Rames qe leket e emerimeve per gjyqtar e pordhkuror i merrje ti, e Niku hic. Ne universitet per keto do lektosh, drejtesine....

    Përgjigju
  • Edmond: 13/10/2021 21:45

    Nga te gjitha gabimet e 30 viteve Demokraci gabimi me fatal ke qen ti President ,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë