MOSTAR, Bosnje Hercegovinë - Gjatë vizitës së tij në Mostar të Bosnje Hercegovinës, në kuadër të Samitit të 10-të rajonal të Krerëve të Shteteve të Evropës Juglindore të organizuar nga UNESCO, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është takuar me personalitete të ndryshme ndërkombëtare. Gjatë një takimi që ai zhvilloi me Drejtoren e Përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, Kreu shqiptar i Shtetit nënvizoi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në të gjitha veprimtaritë rajonale, duke filluar në ato të UNESCO-s.
Presidenti Topi ka zhvilluar një takim edhe me homologun e tij maqedonas Ivanov, gjatë të cilit, ka theksuar rolin e rëndësishëm të faktorit shqiptar në Maqedoni, si në element qëndrueshmërie, bashkëpunimi dhe kontribues në proceset e rëndësishme integruese të shtetit maqedonas, thuhet në një njoftim për shtyp të Presidencës shqiptare.
Topi nënvizoi se Shqipëria dhe Maqedonia do të vazhdojnë të angazhohen maksimalisht për arritjen e një niveli të lartë marrëdhëniesh, jo vetëm të fqinjësisë së mirë, por edhe ato të integrimit evropian. Në këtë aspekt, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi se “marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë janë e do të mbeten në vazhdimësi një përparësi e patjetërsueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë duke mirëpritur anëtarësimin sa më të shpejtë të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike në funksion të forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajon”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com