TIRANE – Bashkimi Europian është opsioni më i mirë për ribashkimin e shqiptarëve. Kështu është shprehur Presidenti i Republikës, Bamir Topi, gjatë vizitës së tij dje në Turqi. I pyetur nga gazetarët se çfarë kuptimi do të merrte një anëtarësim eventual i Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE) për shqiptarët, të shpërndarë në disa vende të ndryshme, ai tha: “Unë mendoj se një Bashkim Europian më i zgjeruar është opsioni më i mirë për shqiptarët që do t’i ribashkonte ata. Qytetarët e një vendi anëtar në BE do të bëhen qytetarë të lirë të Europës”.
Ndërsa përsa i përket Kosovës, Presidenti Topi ka thënë se është një fakt tashmë që statusi i Kosovës është i pakthyeshëm dhe askush nuk ka të drejtë për të bllokuar ofertën e anëtarësimit në BE të fqinjit të tij. I pyetur nëse Serbia, të cilës i është dhënë statusi i kandidatit nga BE-ja në fillim të këtij muaji, mund të bllokojë progresin në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, Topi u përgjigj se “nuk është e mundur që një vend i Ballkanit të imponojë parakushtet për t`u bërë një anëtar i BE-së. ”Kriteret e anëtarësimit në të, janë të qarta”, theksoi Presidenti shqiptar.
“Që nga viti 2008, Kosova ka qenë një shtet i pavarur. Unë nuk mendoj se statusi i kandidatit të Serbisë do të ndikojë në ofertën e Kosovës për anëtarësim në BE, për shkak se i tërë procesi po përparon nën mbikëqyrjen e tij. Dhe është një fakt tashmë që statusi i Kosovës është i pakthyeshëm. Askush nuk ka të drejtë për të bllokuar ofertën e anëtarësimit në BE të fqinjit të tij”, nënvizoi Topi.
Gjatë vizitës së tij, Presidenti Bamir Topi u nderua me titullin “Dr. Honoris Causa” të Shkencave Politike (foto) nga kryetari i Bordit Drejtues të Universitetit “Ajdën”, dhe njëkohësisht president i Unionit të Universiteteve Euroaziatike (EURAS), Dr. Mustafa Ajdën.
(rg/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com