TIRANE- Presidenti Topi vizitoi sot paradite familjen e Vilson Blloshmit, poetit të ekzekutuar nga regjimi komunist më 17 korrik 1977.

Në familjen Blloshmi në fshatin Fanjë të komunës Qukës të Librazhdit, Topi vizitoi dhomën muze të shtëpisë me materiale mbi dy poetët si dhe historikun e familjes, që njohu persekutimin më të fortë të diktaturës me ekzekutimin më 17 korrik 1977 poetin Blloshmi bashkë me Genc Lekën.

”Një familje me tradita të hershme historike që përjetoi hakmarrjen më të egër të diktaturës, vetëm se spikaste me traditën dhe intelektualizmin e vet.Janë krime që nuk harrohen e kujtesa e respekti duhen vendosur në projektimin e së ardhshmes” – deklaroi presidenti Topi.

Ne 10 maj 2010 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi Vilson Blloshmit (pas vdekjes) Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për qëndresën dhe papajtueshmërinë e paepur me sistemin e diktaturës komuniste, për dashurinë për fjalën e lirë, deri në flijim.”( Ne foto: Ceremonia e dhenies se urdhrit “Nderi i Kombit” Vilson Blloshmit pas vdekjes, ne maj 2010)

(sg/shqiptarja.com)