IZRAEL - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, në krye të një delegacioni zyrtar, u nis sot drejt Shtetit të Izraelit ku me ftesë të Presidentit izraelit Shimon Perez, do të marrë pjesë në Konferencën Presidenciale “Përballja me të nesërmen”, që do të zhvillohet në Jeruzalem së cilës do t’i drejtohet edhe me një fjalim të veçantë kushtuar temës: “Ekonomia botërore – a do të përkeqësohet para se të përmirësohet?”
Konferenca e katërt Presidenciale në Shtetin e Izraelit do të mbledhë personalitete të shquara botërore në politikë, ekonomi, industri, shkencë dhe teknologji, arte dhe kulturë, intelektualë dhe udhëheqës fetarë si dhe përfaqësues të brezit të ri të udhëheqësve në fushat e tyre respektive nga anembanë bota.
Gjatë kësaj vizite Presidenti Topi është takuar me presidentin e Izraelit, Shimon Perez, në Jeruzalem. Gjatë takimit dy personalitetet kanë biseduar mbi marrëdhëniet historike e tradicionale dypalëshe, rritjen e investimeve dhe investitorëve izraelit në vendin tonë në fusha të ndryshme si në agro-industri, turizëm, etj. Zoti Perez u shpreh se ai inkurajon investitorët izrealit të rrisin volumin e investimeve në Shqipëri, bëri të ditur një njoftim i presidencës shqiptare.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com