Topi niset për në Britani
do mbajë fjalim në Cambridge

Topi niset për në Britani <br />do mbajë fjalim në Cambridge
TIRANE- Presidenti Bamir Topi është nisur për një vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, me ftesë të Presidentit të "Cambridge Union Society", zotit Majkëll Blek. Gjatë kësaj vizite, Presidenti Topi do të njihet nga afër me historikun e themelimit të Unionit "Cambridge Union Society", nga më të vjetrit dhe më prestigjiozët në botën akademike dhe njëkohësisht njërës prej organizatave më të gjera studentore të Universitetit të Kembrixhit.

Në auditorët e këtij universiteti kanë mbajtur ligjërata në periudha delikate e të rëndësishme historike të vendeve tyre, disa prej udhëheqësve e politikanëve më të shquar, që nga Kryeministri britanik Uinston Çurçill dhe Presidenti amerikan Ruzvelt gjatë Luftës së Dytë Botërore, Presidenti amerikan Regan në fund të Luftës së Ftohtë, në vitin 1990, Kancelari Helmut Kohl menjëherë pas ribashkimit të Gjermanisë, Dalai Lama për pavarësinë e Tibetit dhe kundër abuzimeve të të drejtave të njeriut, Leh Valesa, udhëheqësi i Lëvizjes 'Solidarnosh" dhe ish-presidenti i Polonisë, e deri së fundmi Presidenti i parë i zgjedhur i Irakut, Xhalal Talabani, mbi shpresën e tij për të ardhmen e vendit"-thuhet në njoftimin e presidencës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë