Topi: Për dekriminalizimin duhet
patjetër ndryshim i Kodit Zgjedho

Topi: Për dekriminalizimin duhet<br />patjetër ndryshim i Kodit Zgjedho
TIRANE - Nëse do të behet dekriminalizimi i parlamentit duhet patjetër që të nis me ndryshime në Kodin Zgjedhor. Ky është opinini i ish-Presidentit Bamir Topi njeherësh kreu i FRD. Në një intervistë për A1 Report Topi thotë se e gjithë kjo që po ndosh është retorikë boshe pasi për të bërë dekriminalizim nevojite villnet nga të gjithë alët politike . 

Për këtë arsye Topi thotë se partitë politike duhet të pastrohen nga figura të përfshira në krim e korrupsion.

Ndryshimet e 2008 në kushtetutë kanë ndikuar negativisht në gjithçka po ndodh sot ne politikën shqiptare dhe sipas Topit ata që benë këto ndryshime janë ende në parlament duke dalë vetëm në prononcime sipërfaqësore. 

Topi sygjeron që eshe me financat e partive politike duhet bërë transparecë. 

Më poshtë intervista e plotë e ish-Presidentit Bamir Topi:

Sot po flitet për dekriminalizimin. A keni parë se sa të paformuar janë?
Flasin gjithë ditën për dekriminalizim dhe harrojnë që dekriminalizimi vjen vetëm prej ristabilizimit të ligjit zgjedhor. Pra kërkojnë të bëjnë pastrime të karakterit formal, ndërkohë që origjinën e kanë shumë problematike. Ndryshimi i Kushtetutës në vitin 2008 solli të gjithë këtë katrahurë, ku brenda kësaj katrahure janë ata që e krijuan dhe nuk dinë apo nuk duan të dalin kjo është çështje e tyre. Unë besoj që nuk duan të dalin. Kjo është arsyeja që dalin me prononcime jashtëzakonisht sipërfaqësore dhe nuk shkojnë tek thelbi. Thelbi është ndryshimi i sistemit zgjedhor, ndryshimi i ligjit zgjedhor, moskontrolli i administrimit të zgjedhjeve nga partitë politike dhe tek e fundit një transparencë e fortë e financave të partive politike. Sa vijnë fushatat elektrorale ka një shpenzim marramendës dhe pastaj bëhet kontrolli i financave dhe të gjithë dalin në rregull ndërkohë që realiteti është totalisht ndryshe.

Të gjithë këto trauma politike që ndodhin sot, pse ndodhin? Sepse institucionet janë të dobëta. Parlamenti është shumë i dobët dhe duket sikur ka një lloj refleksioni pasi e kanë humbur betejën. Por harrojnë njerëzve tu thonë, ata që merren me politikë, tu bëjnë një mea-culpa që arkitektët e këtij parlamenti janë pjesë e dy partive tradicionale. Njëri është akuzuar tani që e ka kriminalizuar, tjetri duarlarë. Janë të dy arkitektët e ndryshimeve kushtetuese të 2008-s. Dhe unë me zë të lartë, të fortë e kam thënë, referojuni prononcimeve të mia të datë 15 Prill të vitit 2008, që do të thotë disa ditë para se parlamenti të merrte një vendim shkatërrues për demokracinë dhe institucionet brenda një nate dhe në eufori.

Dhe mos harroni, rreth një muaj pas tragjedisë së Gërdecit. Si e kanë realizuar, pse e realizuan, për çfarë interesash e realizuan është çështje tyre. Dhe këto aktorë janë prapë sot, njerëzit kryesorë që kërkojnë ta dekriminalizojnë, por pa thënë: shiko, është faji ynë. I gjithë fenomeni apo linja e dekriminalizimit nuk duhet të shkojë në një retorikë që është bërë e mërzitshme nga disa politikanë, pa shkuar në origjinë, në të gjithë infrastrukturën e cila ka qënë ushqyese e kriminalizimit të parlamentës dhe politikës. Dhe ajo që duhet ta them me shumë forcë, dekriminalizimi i parlamentit, duhet të jetë në fakt dekriminalizimi i politikës, që fillon me pastrimin e partive politike. Sepse brenda partive politike koha ka treguar që ka patur individë, dhe vazhdon të ketë individë të cilët në të kaluarën e tyre patjetër që janë të mbushur me dyshime të arsyeshme jo thjesht për pjesmarrje në linja kriminale, por mjaft njerëz që janë akuzuar edhe për korrupsion.

Unë mendoj që duhet të jetë një process shumë i gjerë dhe kompleks me pjesmarrjen e të gjithëve, për të ndërtuar një kuadër ligjor i cili nuk është shumë i sofistikuar. Gjërat më të thjeshta, sa më të kuptueshme, sa më të realizueshme, do të ishin zgjidhja më e mirë për politikën dhe institucionet e Shqipërisë. Pse ka debat pa fund? Pse ka kakofoni pa fund? Ky është një dëbat që mund të konsumohet shumë thjesht, një vullnet politik i shprehur nga të dyja palët për gjëra konkrete. Dhe cila është gjëja më e rëndësishmë? Pse njerëzit qëndrojnë larg kutive të votimit? Pse? Sepse nuk kanë shpresëqë vota e tyre dotë administrohet në rregull. Shko te ligji zgjedhor, është si puna e kodit gjenetik, në rast se ti ke një deformim në informacionin gjenetik qysh në qelizë, organizmi monstër do dali. Apo jo? Kthehu, korrigjoje, në mënyrë që të kesh shanse të shëndetësohesh.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit