Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Davide De Gea


Në "Artemio Franchi" të Firenzes, Fiorentina u kthye te tri pikët duke mundur 2-1 Milanin në një ndeshje që i kishte të gjitha. Heroi i këij takimi padyshim portieri i vendasve Davide De Gea, që priti dy penalltitë e Theo dhe Abraham.

Pas 22 minutave lojë ishte Maignan që ndali penalltinë e Kean, ndërsa një ish si Adli kaloi Fioren në avantazh. Në fundin e pjesës së parë Theo kishte mundësinë e barazimit, por u ndal nga 33-vjeçar De Gea.

Në minutën e 56 Kean shkaktoi një penallti, por sërish De Gea ndali Abraham. Fiorentina do gjente golin e dytë me Gudmunsson në minutën e 73-të, me asistin e Kean. Më pas kishte vend edhe për karton të kuq për trajnerin e vendasve, Palladino.

De Gea sërish në formë ndali kuqezinjtë, teksa Chukueze nuk shënoi për Milanin në një mundësi të mirë. Kështu, Milani humbet pas tre fitoreve radhazi, ndërsa Fiore rikthehet te tri pikët dhe ngjitet në vendin e 11-të.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Fiore mposht 2-1 Milanin, Roma del me pikë


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!