/ATSH-Gjergji Mima/ - Kryetari i partisë Fryma e Re Demokratike Bamir Topi përshëndeti sot marrëveshjen Mustafa-Thaçi për bashkëqeverisjen e Kosovës.
"Në emër të Frymës së Re Demokratike uroj që qeverisja e re t'i shërbejë interesave të qytetarëve", u shpreh Topi.

"Besojmë se institucionet e reja në Kosovë do të nxisin pa humbur kohë proceset integruese të vendit", tha kreu i FRD.

Drejtuesit e rinj, theksoi Topi, "duhet të kontribuojnë në vazhdimin e dialogut me Beogradin, si rruga e rëndësishme për integrimin euro-atlantik të Kosovës.