Topi pret drejtorin e përgjithshëm
për Zgjerimin në Bashkimin Evropian

Topi pret drejtorin e përgjithshëm<br />për Zgjerimin në Bashkimin Evropian
Bamir Topi zhvilloi sot një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino. I pranishëm në takim ishte edhe Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui.

Presidenti Topi vuri në dukje kënaqësinë e veçantë për këtë takim me zyrtarin e lartë të Bashkimit Evropian duke vlerësuar e shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Brukselit dhe në veçanti, kontributin e zotit Sanino për kapërcimin e ngërçit politik në Shqipëri. Biseda mes Kreut të Shtetit shqiptar dhe Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerimin në BE u përqendrua kryesisht në situatën aktuale politike dhe institucionale në vendin tonë, e sidomos sa u përket zhvillimeve pas vizitës më të fundit të zotit Sanino në Shqipëri.

Topi vuri në dukje se, klasa politike shqiptare, edhe pse është ende e përfshirë në vorbullën e debatit dhe retorikës politike për çështje të ditës, i ka lexuar tashmë qartë mesazhet e Brukselit lidhur me përparimin integrues evropian të Shqipërisë dhe reformat e domosdoshme në këtë drejtim. Ai shprehu besimin se, pavarësisht vështirësive për gjetjen e rrugëve të një bashkëpunimi konkret dhe të menjëhershëm, përmes edhe vendosjes së urave të përbashkëta të komunikimit dhe dialogut institucional, klasa politike shqiptare do të dijë të reflektojë dhe të vendosë si përparësi të agjendës së saj politike interesat madhore të qytetarëve shqiptarë.

Presidenti Topi nënvizoi se “ky ka qenë dhe thelbi i mesazheve dhe apeleve të tij të vazhdueshme publike, duke ritheksuar se e ardhmja evropiane e shqiptarëve dhe përmbushja e aspiratës së këtij populli për të qenë pjesë e familjes evropiane nuk duhet të vihet më në pikëpyetje nga mosmarrëveshjet e brendshme politike”. Gjithashtu Presidenti Topi vlerësoi se ne do të dimë në të ardhmen të dëshmojmë maturinë, përkushtimin dhe vullnetin e duhur politik për t’u reformuar e për të plotësuar të gjitha kriteret e integrimit në Bashkimin Evropian, çfarë përbën edhe përparësinë kryesore të politikës sonë të jashtme. Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit të BE-së, Stefano Sanino, shprehu mirënjohjen për këtë takim me Presidenti Topi, duke vlerësuar veçanërisht rolin institucional e kushtetues të Kreut të Shtetit shqiptar në administrimin e situatës politike dhe institucionale aktuale, si dhe mesazhet e qarta dhe korrekte publike të bëra prej tij.

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t’i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Debate për ‘Onkologjikun’ në Kuvend, opozita nuk lejon ministren Koçiu të flasë: Turp, jep dorëheqjen

Debate për ‘Onkologjikun’ në Kuvend, opozita nuk lejon ministren Koçiu të flasë: Turp, jep dorëheqjen