Topi pret Krasniqin: Të rritet
bashkëpunimi mes dy vendeve

Topi pret Krasniqin: Të rritet<br />bashkëpunimi mes dy vendeve
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

I ftuar nga kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, Krasniqi, mori pjesë në punimet e sesionit të dytë të Asamblesë së Përgjithshme Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik në Rajonin e Detit të Zi, i cili po mbahet në Tiranë dhe do të zgjasë deri më 23 nëntor.

Presidenti Topi theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit reciprok mes dy vendeve, duke vlerësuar vullnetin e mirë, punën intensive dhe iniciativat e ndërmarra nga drejtuesit e Kosovës për një sistem të qëndrueshëm politik dhe ekonomik, ku klasa politike dhe udhëheqësit e saj kanë dëshmuar e po tregojnë pjekuri të në zgjidhjen e problemeve të ndryshme.

Krasniqi vlerësoi rolin e Kreut të Shtetit shqiptar jo vetëm në vend, por dhe për përpjekjet e vazhdueshme institucionale e diplomatike në drejtim të përfshirjes së Kosovës në forumet e tryezat e përbashkëta rajonale dhe njohjes së mëtejshme të saj në arenën ndërkombëtare.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend