Sipas deklaratës në faqen zyrtare të presidencës, këto veprime të paramenduara që shkelin standardet demokratike dhe personalitetin e palëkundur të popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës, synojnë të destabilizojnë paqen dhe sigurinë e popujve të rajonit tonë.
“Presidenti i Republikës thekson se, tashmë në Evropën demokratike asnjë skenar i forcave ultranacionaliste dhe shoviniste serbe dhe i kujtdo qoftë nuk mund të trembë shqiptarët, t’i terrorizojë ata dhe t'i largojë nga të drejtat e tyre legjitime për të jetuar të barabartë e në paqe në trojet e tyre amtare”, thuhet në qëndrimin zyrtar të Presidentit të Shqipërisë.
(aq/shqiptarja.com)
