PRISHTINE-Pak javë përpara përfundimit të mandatit, presidenti Bamir Topi zhvillon sot vizitën e tij të fundit si kryetar ishtetit shqiptar në Kosovë. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u prit nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në Selinë e Presidencës së Kosovës, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Pas pritjes solemne me ceremonialin zyrtar, nderimit të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ekzekutimit të himneve kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës, Presidenti Topi dhe Presidentja Jahjaga zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas kryesuan bisedimet e delegacioneve respektive.
Në këtë takim, dy krerët e vendeve mike diskutuan çështje të rëndësishme të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, të intensifikimit të bashkëpunimit politik, të forcimit të bashkëveprimit ekonomik e tregtar, shtimit të kontakteve ndërinstitucionale në fusha me interes të ndërsjellë si dhe çështje mbi situatën aktuale në Ballkan dhe perspektivën e sigurt euro-atlantike të Shqipërisë e Kosovës, e të mbarë rajonit.
Gjatë kësaj vizite zyrtare, Presidenti Topi do të zhvillojë takime me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me zëvendëskryeministrin dhe njëkohësisht kreun e Aleancës ‘Kosova e Re’, Behgjet Pacolli, dhe me të tjera personalitete të larta shtetërore. Një nga momentet e vizitës shtetërore të Presidentit Topi do të jetë mbajtja e fjalës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com