Topi: Të hënën mblidhet
KLD, n/kryetarin e zgjedh unë

KORÇE – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, foli sot nga qyteti i Korçës në lidhje me anëtarin e ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) duke pohuar se mbledhjen e të hënës do të njoftohet në emërimi i Elvis Çefës nga ana e Kuvendit ditën e enjte.

Ndërsa refuzoi të komentonte votimin e Çefës në Parlament vetëm me votat e mazhorancës, Presidenti Topi i kujtoi klasës politike se posti i nënkryetarit të KLD-së, i lënë bosh me largimin e Kreshnik Spahiut, është e drejtë kushtetuese e Kreut të Shtetit, i cili është edhe drejtues i KLD-së. “Nuk më takon të komentoj për debatet në parlament. Mbledhja e KLD-së do mbahet të hënën me rend dite të përcaktuar e atje do vlerësohet sipas procedurës edhe kandidati i votuar nga Kuvendi. Ndërsa zgjedhja e nënkryetarit të KLD-së është prerogativë e Presidentit të Republikës”, ka thënë presidenti Topi.

Presidenca ka sqaruar se “sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës do të propozojë për nënkryetar të KLD-së, një prej anëtarëve të KLD-së”.

Presidenti i Republikës i bëri këto deklarata sot në qytetin e Korçës ku ndodhej për një vizitë për të uruar Pashkët ortodokse.

(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan