Topi takon Thacin e Ahmetin:
Duhet harmoni dhe bashkepunim

Topi takon Thacin e Ahmetin:<br />Duhet harmoni dhe bashkepunim
MAQEDONI-Presidenti shqiptar Bamir Topi ka zhvilluar në Tetovë takimin e parë me liderët e partive politike shqiptare. Topi është takuar me kreun e PDSH, Menduh Thaci, ndërsa pas takimit ka deklaruar se duhet harmoni dhe bashkëpunim, që të dy vendet të integrohen së bashku në Bashkimin Europian. Topi deklaroi gjithashtu se do të ketë festime të përbashkëta në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë.

 

Axhenda e presidentit Topi e zhvendosur sot në Tetovë të Maqedonisë vijoi me takimin me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Presidenti Topi vlerësoi kontributin e zotit Ahmeti në ruajtjen e ekuilibrave dhe stabilitetit në Maqedoni. Duhet dialog dhe bashkëpunim – tha Topi - Maqedonia të projektohet sa më shpejt në NATO dhe BE.
Nga ana e tij, Ameti e cilësoi vizitën e Topit si një vlerësim për shqiptarët, por edhe maqedonasit. Do punojmë së bashku për të ardhmen tonë të përbashkët, tha Ahmeti gjatë takimit.
Në kuadër të vizitës, presidenti Topi pasdite do të vendosë lule në memorialin e Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Ismail Qemalit, Mehmet Pashë Derralla në fshatin Gradec të Gostivarit.

Një ditë më parë kreu i shtetit shqiptar takoi homologun e tij maqedonas, George Ivanov. Duke folur për situatën më të fundit në këtë vend presidenti shqiptar u shpreh se është domosdoshmëri zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, ndërsa siguroi se Shqipëria mbështet fuqimisht stabilitetin e Maqedonisë. Nga ana e tij, presidenti maqedonas Ivanov ka theksuar se është në interes të rajonit që të prodhojmë vetëm lajme pozitive.

Më pas presidenti është takuar edhe me Kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski, me të cilin bashkëbisedoi mbi çështje të rëndësishme në interes të të dy vendeve. Topi përsëriti qëndrimin e palëkundur të shtetit shqiptar në mbështetjen e plotë ndaj Republikës së Maqedonisë, në përpjekjet e synimet e saj për integrim në NATO e BE, duke nënvizuar në këtë kuadër “rolin e rëndësishëm të faktorit shqiptar në Maqedoni, si një element qëndrueshmërie e bashkëpunimi, dhe si kontribues i nevojshëm gjatë proceseve integruese të shtetit maqedonas.

Vizita e presidentit Topi në Maqedonio vjen në një kohë kur situata atje është tensionuar për shkak të ngjarkes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë, ku u vranë 5 të rinj maqedonas.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër