Topi te '5 pyetjet':Aleanca vetëm
për vendoret, Blushi i dëshpërua

Topi te '5 pyetjet':Aleanca vetëm<br />për vendoret, Blushi i dëshpërua
TIRANË - Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë ofertë nga PD-ja për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. I ftuar sot në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ish presidenti Topi tha se ndoshta dëshira e Lulzim Bashës ka qënë por vendimet në PD i merr dikush tjetër. 

Topi tha se në koalicionin e arritur me Partinë Socialiste, FRD do kontribuojë në administrimin e mirë të qyteteve. Ai tha se ky hap, për bashkëpunimin me PS-në, nuk ishte vendimarrje personale por e gjithë bazës. Topi tha se marrëveshja është vetëm për zgjedhjet lokale, e ndërsa për zgjedhjet parlamentare ende nuk dihet qëndrimi i FRD-së.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e Ben Blushit ditët e fundit me nota kritike ndaj qeverisë, Bamir Topi u shpreh se ky është një problem brenda PS-së, por te shkrimet e tij ai sheh dëshpërim. Në lidhje me këto qëndrime Topi vlerëson se me ndryshimet kushtetuese të 2008-s, kryetarët e partive janë bërë të plotfuqishëm 

"Askush nuk mund të thotë që Blushi është i pavlerë, se cilat janë motivet e këtij reagimi vetëm ai mund t’i thotë.  Një vërejte kam, njeriu që ka përplasur duart më shumë kur u bënë ndryshimet kushtetuese në 2008 është Blushi. Disa janë opsionet, ose kishte ndonjë interes apo inat të çastit, ose kishte mungesë të vizionit.  Kryetarët e partive janë bërë të plotfuqishëm, te Blushi shoh shumë dëshpërim. Besoj se kjo ka të bëjë edhe me statusin e tij, Është një çështje të brendshme, nuk dëshiroj t’i komentoj."- tha Topi

Sa i përket procesit të dekriminalizimit, ish presidenti Topi tha se kryetarët e partive tani kanë shansin të tregojnë se e duan këtë proces duke mos lejuar kandidimin e personave me të kaluar kriminale.

Gjatë intervistës Topi ka bërë thirrje që këshillat bashkiakë që do të dalin në këto zgjedhje të mos bllokojnë krerët e Bashkive. Gjithashtu i pyetur se cili do të ishte rekomandimi për Veliajn, Bamir Topi u shpreh se kryetari i ardhshëm i Bashkisë cilido qoftë ai duhet të frenojë zhvillimin preferencial të Bashkisë.

Intervista e plotë
Doja ta nisnim bisedën nga deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili ka deklaruar se ka kandidatë të inkriminuar në listat e partive për zgjedhjet lokale. Besoni se do të ketë reflektim?

Së pari unë kam qënë i mendimit dhe besimit se përfaqësuesit e SHBA-ve janë jo vetëm të vëmendshëm në ndjekjen e situatës politike, por kanë qënë një mentor për demokracinë shqiptare. Këtë lloj informacioni të Ambasadës nuk e kanë partitë politike. Historia e partive politike është një histori pa memorje, që rekrutojnë njerëz që mund të japin avantazh elektoral. A do të ketë reflektim? Nëse janë koshientë për sitatën dhe retorikën politike për deklaratat, jo vetëm që duhet të jenë të vëmendshëm por të reflektojnë.  Në kuptimin popullor askush nuk ka zënë vend, ndaj duhet të formalizojnë marrëdhëniet brenda strukturave, të realizojnë CV të qartë të atyre që iu afrohen partive. Dekriminalizmi i Parlamentit vjen nga një proces pastrimi i vetë partive politike. Duhet forcim i demokracisë së partive. Ka ikur koha kur partitë shisnin kandidatët si të pastër, duhet një pastrim. 

Kryetarët e partive janë duke gabuar, e kanë bërë pa dashje apo e kanë zgjedhur për maksimalizimin e votës?
Unë jam në dijeni në atë që kanë bërë partitë politike. Shumë njerëz elitarë kanë ikur dhunshëm, ajo që i ka interesuar kryetarëve është të ikin bashkë me meritat. Figurat historike memorizohen dhe mbesin pjesë e partisë. Duke munguar memorja kanë mundësi të bëjnë zgjedhjet e radhës. Flasin si duhet të jetë politika, në momenitin që vjen puna e përzgjedhjes bihen sërish në batak. Nuk bëhet nga padijenia, e bëjnë me koshiencë të plotë. Nuk ka asnjë lloj vlerësimi për të kaluarën.

Si bëhet pastrimi i politikës?
Listat janë për pushtetin vendor, por ne kemi dhe një proces për pastrimin e Parlamentit. Ajo ka të bëjë me një mekanizën për zgjedhjet e tjera parlamentare. Vështirë se ka ndonjë deputet që ta pranojë se ka lidhje me krimin e të ikë nga Parlamenti. Pavarësisht të ndonjë zgjedhje të deri tanishme, tani kryetarët e partive nëse sinjalizohen duhet të reflektojnë. Tregon një lloj momenti sinqeriteti. Nëse nuk e bëjnë do të ketë një impakt të keq.

bamir topi

Listat e politikanëve në fillimet e tranzicionit ishin më përfaqësuesëve. Tani sa vjen dhe emrat e spikatur në Parlament redukotehen…
I ngjan dyqaneve të fashtit, më fillimim ekspozojnë mallin e mirë po nuk e kanë këtë kulturë. Për ata që kanë formuar partitë politike ishin të interesuar të përfaqësoheshin me njerëz intelektualë, Parlamenti i viti 1996 arriti kulimin e përzgjedhjeve, ishte përbërja më e mirë  e trupës parlamentare. Pak ose aspak janë në politikë tani. Partitë politike në vend të sofistikoheshin kanë ardhur duke u përkeqësuar. Me ndryshimin e Kushtetutës ndërtuam dy profile të faraonëve politikë, kjo ka përkeqësuar ndejeshëm raportet e partive politike, ka nxitur servilizmin, rritje në pozicione të mjaft njerëzve që nuk e  meritojnë. Në rast se ne prodhojmë një Parlament të tillë, mendoni pastaj për institucionet.

Ju e keni bërë publike se do jeni në koalicion me PS-në? Është e paqartë si është arritur në këtë pikë. Keni pasurt oferta nga PD?
Ne jemi në politike, FRD mbush tre vjet. Doli në zgjedhjet e 2013, vetëm 1 vit nga krijimi, doli e vetme. Jo se kishte dëshirë, por sepse duhet të krijonte identikitin e vet publik. Me kalimin e kohës duke parë sistemin zgjedhor, këta kanë krijuar një situatë ku partitë politike duhet të futen në një bllok. Dëshira jonë ishte të futeshim të vetme, duke parë sistemin zgjedhor, duke parë tek zoti Rama një lloj qartësie në lidhje me ruajtje e indetitetit politik, eksperiencën tonë, jo vetëm unë por dhe personazhe të tjera vendosëm të futeshim në koalicon. Është një moment i mirë për të diskutuar. Ne kemi mbetur ne spekterin e qëndrës së djathtë për zgjedhjet lokale dhe futemi me ide të qarta. Ju e keni vënë re se si ka shkuar sistata me bashkitë, kjo është e dhimbshme. Edhe kur ishte Rama pengohej nga qeveria në projekte. Edhe sot Basha pengohet nga qeveria. Duhet t’i themi gjërat hapur. Bota e ka zgjidhur në mënyrë interesante, i konsideron zgjedhje administrative. Unë jam i majtë thotë dikush, një tjetër i djathtë po ama të dy ecim në rrugë me gropa, pa ndriçim. Duhet të behemi njerëz modern, nëse flasim për shërbime dhe këto janë të ndara. Ato që vijnë nga qeveria e madhe dhe ajo e qytetit. Nëse një Këshill Bashkiak orientohet për bllokimin e buxhetit, çfarë politike është kjo? 

Ju jepni votat tuaja Ramës, çfarë merrni në këmbim?
Unë e di se koalicionin e perceptojnë si pazar. Ne futemi në negociata pa e trajtuar si pazar. Futemi për të konkuruar si FRD. Jemi në koalicion për të bashkëpunuar në moderinizimin e qytetit. Kemi qytete që janë pronë e UNESCO-s dhe jo vetëm që nuk ka ansjë lloj kujdesi po vazhdojnë të degradohen. Humbasim gjithë këtë trashëgimi. Nisemi ku të doni nga Butrinit deri sipër në Tropojë. Po tentojmë të shkojë drejt betonit, kjo është filozofia e njërzve injotrantë. Kërkojnë të krijoijnë një qytet mikor. Drejtimi i qyteteve duhet të merret në dorë nga Këshillat Bashkiakë, të bashkëpunojmë për të ndërtuar një të ardhme normale.

Kishit ofertë nga Partia Demokratike?
Asnjëherë në asnjë moment. Në asnjë çast.
 
Basha kur u zgjodh në krye të PD-së tha se do bashkonte të djathtën?
Unë s’kam pasur asnjë ofertë nga PD-ja.  Ndoshta dëshira mund të ketë ekzistuar, problemi është se vendimarrja merret dikur tjetër. Ne për zgjedhjet vendore jemi në koalicionin për “Shqipërinë Europiane”. Nuk është koalicion politike, vetëm për zgjedhjet vendore. Në 2017 do testojmë veten, mundësitë, spektrin, ose do të ketë vazhdimësi. Këto nuk janë vendimarrje personale. Ka pasur dhe mendime të ndryshme, por në dominancë kanë qënë po. Demokracia është çëshjte e debatit të hapur. Në vendimarrje pastaj dominin mnazhoranca. 


bamir topi

Ju si politikan i djathtë hyni në koalicion me PS-së, ndërsa një figurë si Gjinushi largohet nga koalicioni?
Kjo ka të bëjë më mënyrën e realizimit të marrëdhënieve. Se çbën Gjinushi kjo nuk më takon mua të flas. Ne e kemi ndërtuar në marrëdhënie parimore.
 
Zoti Milo përshembull kërkonte realizimin e marrëveshje të 2013…
Ata janë pjesë e koaliconit të 2013, ne nuk jemi pjesë. Ne kemi marrëdhenie për këto zgjedhje. Nuk do ketë përfshireje në administarëtn qëndrore, në bazë të rezultateve do kërkojmë poste në adiminatratën lokale. 

Duke qenë se janë zgjedhjet lokale, dhe në Tirana mbetet gara kryesore, por para kësaj si e shikoni mandatin 4-vjeçar të Bashës?
Mbeti në hije. Nuk e shikoj si një target për ta sulmuar. Nuk besoj se ka kryetar Bashkie që nuk do të bëjë dicka. Së parai nevoja e kryetarit të Bashkisë të vijë në krye të PD, nuk është sfidë e lehtë, kërkon shumë impenjim. Lë prapa shumë angazhime për një qytet që edhe po të jesh 24 orë në këmbë nuk ia del në këmbë. E dyta menaxhimi i problemeve. E treta mosfunksionimi i vendimeve të këshillit Bashkiak. E fajësoj Këshillin Bashkiak, kudo, ata shprehin emocionet e kryetarëve të partive. Unë nuk e shoh kreun e Bashkisë më të rëndësishme se sa këshillat Bashkiak. Kemi pasur bllokime te buxheteve në mjaft raste. Rezultatet janë në terren, kemi një qytet dispropocional përsa i përket rëndësisë së qytetit. Kemi një pjesë që zhvillohet dhe një pjesë tjetër që është mizerabël. Duhej përfunduar skarapata e Lanës, do të çlirohej nga trafiku. Këtu nuk mungojnë fondet, por vullnetit. U fol për një urë tjetër që do të ndërtohej mbi lan. Kinezët e bënë për një javë një ujë mbi Lanën. Ne vijojmë thithim flukse ndërtojmë pallate pa fund, asnjë parking dhe u kërkojmë llogari njerëzve përse parkon këtu. Policët të shkojnë kur t’u krijojnë mundësitë për parkim. Edhe ato parkime publike që u bën shfrytëzohen nga miqtë e ish-qeverisë.
 
Disa zëdhënëse të PD kanë thënë se Basha paraqiti një vizion për një Tiranë Evropiane?
 Edhe unë e ndaj në vizion këtë. Kam qenë personi që kam sjellë dy fonde të rëndësishme nga Kuvajti. Emiri i Kuvendit më ka thënë që vendi juaj ka qenë deficitare, urdhëroi kryeministrin të lëshonte fondin brenda ditës për Shqipërinë. Nuk do ia lejoja askujt që qyteti të kishte disa pamje. Askush nuk më thotë mua zona ku unë jetoj është e zhvilluar njësoj si Tirana në jug. Janë akoma zona preferenciale. Rruga e Dajtit është akoma gërmadhë.
 
Çfarë do t’i rekomandonit Veliajt gjatë fushatës?
Pas zgjedhjes duhet të kesh një moment reflektim. Të marrësh përgjegjësi për Tiranën, sfidë jo vetëm politike, por edhe personale. Duhet të shohësh projekte të zhvillimit 4-vjeçar. Më pak projekte dhe më të thjeshta, por të jenë të realizueshme. Thirrje kryeministrit, vëmendja e tij duhet të jetë për të gjithë Shqipërinë, por duhet t’i kthehet Tiranës. Tirana do projekte, të mos vijojë inercia që kryetari të bllokohet.
 
Projektet e tramit, multimedial...
Këto mbeten projekte, nuk u realizuan. Qytetarët autoktonë të Tiranës janë parë me një sy zhvlerësues. Kërkon t’u japësh jetë të ardhurve përmes bulevardit kryesor, dhe sakaton autoktonët. Administrata e Mbretit Zog realizoi shpronësimet te xhamia e karapixhëve, Xhamia e gjyshit tim, dhe pastaj filloi investimet.  Duhet një ekuilibër, në fillim realizohet kompensimi, pastaj investimi. Banesat sociale kanë përfunduar prej kohësh. Ky është një defekt i Këshillit Bashkiak.
 
Si e shpjegoni eksodin masiv të shqiptarëve? Kaq e vështirë është gjendja ekonomike?
Gjendja ekonomike është e dobët, por nuk besoj se ky është motivi. Është mnë shumë produkt i një psikoze e njerëzve të pashpresë. Njerëzit e varfër kryesisht janë ata me më pak informacion.
 
Ju mendoni se është e organizuar?
Po, nga njerëz që duan të përfitojnë 300-400 euro dhe i çojnë në kampe. Gjermania ka bërë thirrje për profesione të caktuara. Këtu përfitojnë vetëm ata që bëjnë transportin. Këtu humbin ata që nisen për azil dhe imazhi i shqiptarëve.
 
Çfarë nuk ka bërë Rama siç duhet?
Jam shprehur dhe do të shprehem për gjërat që nuk ecin. Edhe pse jemi në opozitë me qeverinë, disa gjera janë bërë. Një qeveri kur merr detyrën duhet të bëjë transparecë para qytetarëve për gjendjen.
 
E keni fjalën për çështje korrupsioni?
Për gjithçka. Duhet të ecete me gjëra të shkruara. Të thuhet me grafikë ne e kemi marrë në këtë gjendje dhe kemi ecur deri këtu. E keni parë si trajtohet bujqësia e blegtoria.
 
Cilat do të ishin projektet ose incetivat që duheshin bërë në bujqësi?
Duhet të zgjidhet çështja e pronësisë. Nuk ndërton dot asnjë bujqësi moderne, ekonomi tregu nëse bujqësia është në këtë gjendje. Të gjithë flasin, por askush nuk prek historinë e pronës. Kemi një det me të vërtetë të mirë, por çfarë do të shijojë prodhimet që na vijnë nga jashtë.  E kemi pasur dritare Italinë. Problemet që ata kanë pasur vite më parë i kemi ne sot. Me kët ndarje të re, qyteti ka edhe zonë rurale. Tirana do të ketë edhe Bizën. Në kufi me Librazhdin pamje përrallore me liqenin. Të këqijat e këtij vendi nga ata që kanë drejtuar me injorancë.
 
Si e gjykoni qeverinë Rama. Një nga deputetët e saj është shprehur me tone të ashpra?
Askush nuk mund të thotë që Blushi është i pavlerë, se cilat janë motivet e këtij reagimi vetëm ai mund t’i thotë.  Një vërejte kam, njeriu që ka përplasur duart më shumë kur u bënë ndryshimet kushtetuese në 2008 është Blushi. Disa janë opsionet, ose kishte ndonjë interes apo inat të çastit, ose kishte mungesë të vizionit.  Kryetarët e partive janë bërë të plotfuqishëm, te Blushi shoh shumë dëshpërim. Besoj se kjo ka të bëjë edhe me statusin e tij, Është një çështje të brendshme, nuk dëshiroj t’i komentoj.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin