Topi: Udhëtarë të demokracisë
Berisha: Hoqëm shpifjen nga kodi

Topi: Udhëtarë të demokracisë<br />Berisha: Hoqëm shpifjen nga kodi
TIRANË – Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Berisha janë ndaluar pak minuta sot në nderim të punës së gazetarëve shqiptarë në Ditën Botërore të Medias. Sejcili në aktivitete të vecanta, në varësi të axhendës zyrtare ka vlerësuar rolin e mediave në Shqipëri.

TOPI: Në fakt nuk është vetëm dita juaj, por është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë, sepse media është e lidhur ngushtë me hapësirën e lirisë. Unë nuk dëshiroj që sot t’i rikthehem klasifikimeve që vijnë nga ‘Freedom House’, sepse në radhë të parë ky është një apel për politikën, por dëshiroj që ju të jeni bashkudhëtarë të demokracisë për të vërtetuar atë që është thënë gjithmonë në teorinë politike, që media ka një detyrim kushtetues për të qenë përçues i vërtetë i realitetit. Kështu që urimet më të mira për këtë ditë dhe ju falënderoj që jeni të pranishëm sot këtu.

Ndërsa kryeministri Berisha gjatë konferencës për shtyp me komisionerin Fyle deklaroi se heqja e shpifjes si vepër penale është arritje për lirinë e medias në Shqipëri.

BERISHA: Shfrytëzoj rastin të uroj ditën e shtypit dhe shpreh kënaqësinë time që jemi shndërruar ndër vendet e para që kemi hequr shpifjen nga kodi penal si vepër penale, kjo është arritje e vërtetë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Disiplina/ Gjoba dhe pezullime, e pësojnë Tirana dhe AF Elbasani

Disiplina/ Gjoba dhe pezullime, e pësojnë Tirana dhe AF Elbasani