TIRANE – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, takoi sot drejtorin politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme suedeze, Bjërn Lyrval, me të cilin diskutoi edhe mbi procesin e saponisur zyrtarisht të zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit.
Presidenti Topi dhe z. Lyrval nënvizuan rëndësinë e këtij procesi për balancimin e marrëdhënieve institucionale dhe ruajtjen e pavarësisë së institucioneve kushtetuese, duke theksuar se ky duhet të jetë një proces gjithpërfshirës, i hapur dhe transparent dhe t’u shërbejë interesave madhore të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, thuhet në një njoftim për shtyp të Presidencës.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com