Topless në pishinë, gruaja me
kancer hap betejë ligjore

Topless në pishinë, gruaja me <br />kancer hap betejë ligjore
TIRANE- Jodi Jaeks e cila humbi të dy gjinjtë për shkak të sëmundjes së kancerit nis betejë ligjore për të mbrojtur të gjitha gratë që mund të kenë pasur apo mund të kenë të njëjtin fat si ajo.

Jodi kërkon që të gjitha gratë që i janë nënshtruar operacioneve për heqjen e gjirit të kënë mundësi të lahen toples në pishina për të evituar irritimin e plagëve të shkaktuar pas operacionit.

Jodi thotë se ky veprim rekomandohet nga vetë mjekët dhe për të shmangur irritimin e plageve të shaktuara si pasoje e efekteve anësore që vijnë nga operacionet.

Luftën fillimisht gruaja 45 vjeçare e nisi me drejtues të pishinave publike në Siatëll, të cilët nuk e lejonin të lahej topçes. Një komision i veçantë i përbërë nga të mbijetuar të kancerit, zyrtarë të qytetit dhe ekspertë të shëndetit vendosën të pranonin kërkesën e gruas. Tani gruaja e guximshme pasi fiton betejën e vet ndërrmerr nismën për ta kthyer në të drejtë ligjore të grave si ajo. Jodi bën apel për hartimin e një ligji i cili do të lejonte të gjitha gratë që operohen nga kanceri i gjirit të lahen toples në pishina publike.
(eb/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren

VIDEO/ Fundi i pushimeve, fluks dhe radhë automjetesh në aksin Peqin-Bradashesh-Elbasan! Policia Rrugore në terren