Topollaj për Report TV: PD i kanë munguar 230 mijë vota pa dalë ende në skenë partitë e reja! Do marrim votat e demokratëve të zhgënjyer

TIRANË- Anëtari i bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabjan Topollaj ka deklaruar se Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli nuk do të kandidojnë në 4 qarqe, edhe pse ligji ua lejon, por vetëm në një! Kjo sepse sipas tij është një tregues se partitë e reja nuk synojnë kryetarokracinë, siç ka ndodhur me partitë kryesore, pra një formë shembulli për të treguar barazinë brenda forcave politike.

"Ne na bashkon parimi, pra kushdo që pranon të futet në një listë të hapur që mandatin e merr ai që ka më shumë vota dhe nuk ka privilegje, është i mirëpritur në këtë koalicion. Kush e mbështet këtë parim është i mirëpritur. Ne ndryshimin do e japim nga vetja jonë. Do ishte qesharake që njerëzit që përkrahin idenë e ndryshimit të zihen për kreun e koalicionit, nuk ka për të ndodhur, nëse kjo ndodh do të thotë që kauza që kanë mbrojtur nuk është e drejtë. Ne na bashkon kauza. Ne na bashkon parimi i barazizë, nëse kjo ndodh atëherë tregon që Patozi e Topalli nëse e kanë seriozisht që duan të rrëzojnë shembullin e kryetarokracinë, do të japin shembull, dhe barazi nuk do të thotë jo vetëm që të marrë mandatin ai që ka një numër më shumë votash dhe pa privilegje. Secili të kandidojë vetëm në një zonë zgjedhore", tha Topollaj.

I ftuar në studion e Report Tv, në hapësirën live të pasdites, Topollaj tha se Partia Demokratike nuk i ka dalë që të mund dot qeverinë dhe për këtë partit e reja, ai i quan si një mundësi më e mirë për të bërë opozitë përtej faktit që kjo bëhen me ish- drejtues, si Topalli apo Patozi.

"Ata propozojnë rotacionin, ne mendojmë se vendi ka nevojë për nevojë për një ndryshim, me ish- funksionar që nuk janë akuzuar për korrupsion dhe kjo është meritë, si Topalli dhe Patosi janë ish-funksionarë ndër të pakët në nivele të larta që nuk janë akuzuar për korrupsion", tha Topollaj.

Ai ka treguar 2 mënyrat se si mund të bëhet ndryshimi dhe jo rotacioni politik, sipas BD-së.

"Bindja Demokratike do të bëhet nismëtare e ndryshimit, që ne të bëjmë këtë kemi dy mënyra ose t'i mposhtim njëkohësisht të gjithë partitë e vjetra dhe kjo ka pak shanse që të ndodh, ka dhe një mundësi tjetër që ne të imponohemi mazhorancës dhe ta bëjmë qeverisjen me atë palë që pranon kushtet tona, por parime e vlera që do sjellin ndryshimin e sistemit politik, që nga hapja e sistemit zgjedhor reale, duke reformuar partitë politike, duke kufizuar pushtetin e kryeministrit, dhe ky është qëllimi i BD dhe ne do e realizojmë", tha ai.

Në fund, Topollaj pati një përgjigje edhe për deklaratën e djalit të ish-deputetit të PD-së, Sokol Olldashi, Glauk, i cili i quajti partitë e reja si "parti inati". Në një pikë, ai u pajtua me deklaratën e tij.

"Sokoli i ndjerë nëse do ishte në jetë sot do të ishte 48 vjeç, por një aksident i mori jetën dhe ne s'na mbetet gjë tjetër veçse të kujtojmë njeriun e zakonshëm. Sa për deklaratën e Glauk, nuk mendoj që janë parti inati, mendoj që njerëzit kur votojnë, votojnë alternativën më të mirë dhe di të them që nuk ka pasur asnjë inat kur jam bërë pjesë e BD-së dhe pse isha i inatosur me PD që na vodhi votat kur unë mbështetja Olldashin, në 2017 PD nuk na la fare të kishim kandidat, Glauku është i rehatuar në PD nuk ia kanë vjedhur votat, gjithsesi janë parti të domosdoshme për të formuar opozitën e vendit. Ai tha që votuesit janë të inatosu me PD dhe nuk do të votojnë për PD dhe këtë e mendoj dhe unë që ato votues që votojnë BD, kishte shumë mundësi që të mos votonin fare se nuk do të votonin PD", përfundoi Topollaj në Report Tv.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it