Toponimet, pas dy ditësh grekët në
Kapshticë lejojnë kalimin e emigrantëve

Toponimet, pas dy ditësh grekët në<br />Kapshticë lejojnë kalimin e emigrantëve
TIRANE -  Prej dy ditësh policia kufitare greke nuk respektonte marrëveshjen e arritur mes Tiranës e Athinës për toponimet. Megjithëse ambasada e Athinës përmes një njoftimi në Ministrinë e Jashtme njoftoi se do të lejohej kalimi në kufi i fëmijëve që kanë lindur në Greqi, në Kapshticë raportohen për raste të kthimit të familjeve shqiptare.

Dy familje të tjera nuk u lejuan të kaljnin sot paradite në pikën kufirare të Kapshticës, ndërsa shumë prej tyre gjatë 24 orëve të fundit u detyruan të anulojnë planet e të kthehen edhe një herë në territorin grek.

Një problem i tillë nuk  u vërejt në Kakavijë.

Ngërçi u zgjidh sot në mesditë kur në policinë kufitare mbërriti urdhri i Athinës zyrtare. 

Të shtunën e kaluar, 10 gusht, ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, zyrtarisht njoftoi Ministrinë e Jashtme shqiptare, nëpërmjet ambasadës tonë në Athinë, se do të lejohet kalimi në kufi i fëmijëve të emigrantëve shqiptarë. 

Edhe dje, dhjetra familje të emigrantëve shqiptarë nuk u lejuan të kalojnë pikën kufitare, si pasojë e ngërcit të toponimeve në gjuhën shqipe në pasaportat e tyre, ndërkohë që Greqia kërkon që toponimet të jenë në gjuhën angleze e greke. 

Mësohet se në krahasim me një ditë më parë, nuk evidentohen më radhë të gjata në pritje të emigrantëve në Kapshticë dhe në Kakavijë, pasi qarkullimi vijon normalisht.

Redaksia online
(sg/shqiptarja,.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator