BRUKSEL – Shqipëria dhe Greqia kanë zgjidhur në Bruksel, mosmarrëveshjen e tyre të gjatë lidhur me toponimet në pasaportat e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi. Ministrat e Jashtëm të të dy vendeve kanë rënë dakord që deri në përgatitjen e dokumentevetë reja, do të lejohet lëvizja e qytetarëve në kufirin ndërmjet dy vendeve dhe çështja e toponimeve duhet të futet në rrugën e zgjidhjes deri më 1 janar 2015.
Në deklaratën e përbashkët të Bushatit dhe Venizellos, thuhet:
“Gjatë takimit tonë të fundit në Selanik, më 8 maj 2014, në kuadër të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ne u përqendruam në trajtimin e çështjes së pasqyrimit të emrave gjeografikë (toponimeve) të njërit vend në dokumentet e vendit tjetër. Natyrisht, është e qartë se përdorimi i ekzonimeve, sipas praktikës së derisotme, nuk paragjykon sovranitetin apo integritetin territorial të vendit fqinj.
Sot në Bruksel, ne u pajtuam në mendimin se është e nevojshme që këto toponime të shprehen në një mënyrë uniforme, me qëllim që të shmanget konfuzioni që mund të krijohet nga format e ndryshme të përkthimit ose shqipërimit të emrit të një vendi të dhënë. Për këtë arsye, ne ramë dakord se një adresim tek katalogët zyrtarë që secili vend ka paraqitur tek mekanizmat përkatës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare dhe, veçanërisht, standardet ICAO, janë mënyra më e sigurt dhe e duhur për zgjidhjen e kësaj çështjeje, që, megjithëse e thjeshtë, ka rezultuar me probleme të shprehura administrative për një numër të konsiderueshëm shtetasish.
Gjatë periudhës tranzitore, deri në përgatitjen e dokumenteve të reja, do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve në kufirin e dy vendeve bazuar në praktikën ekzistuese të “moratoriumit”. Ministrat angazhohen të ndërmarrin të gjithë hapat/masat ligjore dhe administrative për zbatimin e kësaj procedure, jo më vonë se data 1 janar 2015.”
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com