KAKAVIJE - Autoritetet greke kanë vijuar edhe ditën e djeshme ritualin e kthimit të familjeve shqiptare, fëmijët e të cilëve rezultojnë me vendlindjen Greqi apo qytete të tjera të këtij shteti, por në pasaportat biometrike shqiptare është shënuar vendlindja e fëmijëve në gjuhën shqipe.
Ky është preteksti me të cilin autoritetet helene të Kakavijës kanë kthyer mbrapsht vetëm ditën e dielë 13 fëmijë, e bashkë me to edhe prindërit të cilëve nuk u ka ngelur gjë tjetër veçse të shoqërojnë fëmijët e tyre në Shqipëri.
Grekët argumentojnë se kthimet mbrapsht bazohen në mungesën e zbatimit të së drejtës ndërkombëtare për toponimet, pasi vendlindja e fëmijëve që kanë lindur në shtetin grek duhet të shënohet në gjuhën angleze dhe jo atë shqipe.
KAPSHTICE - Ndërkohë që i njëjti problem është shfaqur ditët e fundit edhe në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, ku 11 fëmijë të cilët kanë lindur në Greqi janë kthyer pas duke mos lejuar që familjet e tyre të shkojnë në shtetin helen duke rrezikuar kështu seriozisht edhe punën e tyre.
Arsyeja që vazhdon t’u jepet këtyre familjeve lidhet me korigjimin që duhet bërë prej palës shqiptare në rubrikën e vendlindjes ku kërkohet nga pala greke që të gjitha toponimet të përshkruhen në të dyja gjuhët shqip dhe anglish.
Shkrimi i këtyre toponimeve vetëm në gjuhën shqipe në pasaportat e këtyre fëmijëve po krijon probleme serioze tek këto familje. Ndërkohë që edhe më parë nga ana e palës greke është njoftuar se pasaportat shqiptare të shtetasve të kthyer nuk respektojnë të drejtën ndërkombëtare për toponimet të cilat duhet të shfaqen në dokument edhe në gjuhën angleze.
Redaksia online
(eç/di/pn/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com