Mike Maignan ishte një nga protagonistët kryesorë të Francës në fitoren bindëse 4-1 ndaj Norvegjisë, në ndeshjen e fundit të Grupit I për Botërorin 2026.

Portieri i Milanit u bë vendimtar në minutën e 50-të, kur priti penalltinë e ekzekutuar nga Jorgen Strand Larsen, duke i mohuar norvegjezëve mundësinë për t'u rikthyer në lojë.

Kjo pritje kishte një vlerë të veçantë historike. Maignan i dha fund një serie prej plot 40 vitesh, pasi u bë portieri i parë i Francës që pret një penallti gjatë kohës së rregullt në një ndeshje të Botërorit ose kualifikueseve të tij, duke përjashtuar gjuajtjet e penalltive pas kohës shtesë.

Herën e fundit që një portier francez kishte arritur një sukses të tillë ishte në Botërorin e vitit 1986 në Meksikë. Atëherë, Joël Bats priti penalltinë e legjendarit brazilian Zico në çerekfinalen mes Francës dhe Brazilit, një moment që mbeti në historinë e futbollit francez pas kaluan më tej.


Lajmi kryesor:

Botërori 2026/ Fantastiku Dembele 'tripletë', Franca i jep leksion Norvegjisë! Senegali poshtëron Irakun dhe shpreson te kualifikimi