Toponomi "Çamëri", MPJ: U keqintepretua
Haxhinasto tha qëndrimin grek

Toponomi "Çamëri", MPJ: U keqintepretua<br />Haxhinasto tha qëndrimin grek
TIRANE- Ministria e Jashtme e quan keqinterpretim të fjalës së ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto në lidhje me mos ekzistencën e toponimit Çamëri. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Ministria e Punëve të Jashtme deklaron se ky qëndrim është i grekëve nuk ka të bëjë me qëndrimin e qeverisë shqiptare.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp ministria e Jashtme sqaron qëndrimin që ka mbajtur në lidhje zgjidhjen e problemit të ndalimit në kufirin Shqiptaro-Grek të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë të shkruar në dokumentat e udhëtimit “Vendlindja: Çamëri”

“Me evidentimin e ketij problemi, ka marrë kontakte të menjëhershme me ambasadën greke në Tiranë, ka protestuar, dhe ka kërkuar shpjegime se pse qytetarët shqiptarë ndalohen në kufirin grek. Nga ambasada greke është dhënë sqarimi që toponimet zyrtare të Greqise, të depozituar nga ana e saj në OKB dhe institucione të tjera ndërkombëtare, nuk e përfshijnë këtë term. Këtë qëndrim e praktikë, Greqia e ka realizuar edhe me vende të tjera fqinje të saj, më të cilët ka bërë më pas marrëveshje dypalëshe. MPJ ka kërkuar që për këtë kategori personash të realizohet një marrëveshje me palën greke me qëllim që ata të mos ndalohen në kufi dhe të kenë të drejtën të lëvizin lirshëm në territorin e Republikes Greke.”- thuhet në njoftimin për shtyp ku shtohet se ka pasur dhe kontakte të vazhdueshme edhe me lidershipin e PDIU për zgjidhjen e kësaj cështjeje.

MPJ kerkon te theksoje se "diskutimi për vendosjen e emrit të vendit “Çamëri” në dokumentat e udhëtimit të qytetarëve shqiptarë të lindur atje, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë lidhje me qëndrimin e Ministrisë së Jashtme apo të shtetit shqiptar në lidhje me Çamërinë, komunitetin çam, apo të drejtat e tyre legjitime. “-

Ministria e Jashtme e  quan goditje dhe manipulime për qëllime të pastra populiste.

“MPJ shpreh keqardhjen për çdo përpjekje, manipulim apo politizim të kësaj çështje për qëllime të pastra populiste.
Pavarësisht nga këto manipulime dhe goditje të tilla të pabaza e ilegjitime, MPJ do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri interesat e gjithë qytetarëve shqiptarë, levizjen e tyre të lirë, të drejtat që u garanton ligji kombëtar dhe ai ndërkombëtar, si dhe do të vazhdojë të rrisë parreshtur emrin dhe prestigjin e Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në botë.”- mbydhet deklarata për shtyp e ministrisë së Jashtme.

CFARE DEKLAROI HAXHINASTO PER GAZETARIN ALFRED PEZA NE VIZION PLUS
Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, theksoi se Çamëria nuk ekziston në toponimet greke. I pyetur për kthimin e qytetarëve çamë në kufi, Haxhinasto tha: “Sigurisht që ne jemi përpjekur që kjo problematikë të zgjidhet, kjo problematikë vazhdon të ekzistojë pasi ka të bëjë me mënyrat e caktuara të shkrimit të toponimeve në dokumentet tona zyrtare, por sigurisht kjo çështje zgjidhet nëpërmjet dialogut, komunikimit. Në këtë listë që është paraqitur në OKB prej 10 vitesh nuk ekziston fjala Çamëri dhe ky është një detyrim që ne ta trajtojmë këtë çështje në mënyrë dypalëshe”.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë