Topshop do të japë kontributin e tij sa i përket akteve humanitare.

Marka do të vërë në ankand fustanet që janë veshur këtë vit mbi tapetin e kuq nga Kendall Jenner, Jourdan Dunn, Zoe Kravitz, Chanel Iman.

Paratë do të shkojnë për bamirësi për fushatën e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit tek gratë dhe saktësisht tek, “Fashion Targets Breast Cancer”.

topshop

Të gjithë fustanet që kanë veshur modelet janë dizenjuar në atelienë Topshop të Londrës.

Mbrëmja gala do të fillojë më datë 27 nëntor dhe do të zgjasë drei në 10 ditë më pas.

Me ftesat do të merret redaktorja e Vogue Anne Wintour dhe për ata që nuk kanë ftesë bileta shkon 25,000 $ secila.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)