Topuzi për Report Tv:  Emrat e rinj në politikë  janë më pak të manipulueshëm! Balliu ka ende mundësi për deputet, në 20 % që ka në dorë Basha

Emrat apo figurat e reja të përfshirë në listat e PD për deputetë, do të ulin mundësinë për t'i manipuluar ata në postet e ardhshme. Kështu e argumenton përfshirjen e tij në politikë kreu i shoqatës së agjencive turistike, Zak Topuzi, i cili u zgjodh nga anëtarësia e PD-së, edhe si pjesë e listave të kandidatëve për deputet.  Gjatë një interviste live për Report Tv, Topuzi tha se Shqipëria ka nevojë për modele të reja dhe nëse misioni i figurave të vjetra ka përfunduar nuk kanë pse qëndrojnë më në parti.

“Nuk dua të flas para kohe se kush është më i fortë në zonën time. Po ta shohësh ka mjaft figura që nuk kanë lidhje me politikën. Është zgjidhja më e mirë që ka bërë PD. Ka ardhur një momet për zgjidhje racionale. Jo thjesht lëpirës pushteti. Pra njerëz që nuk e kanë jetën të lidhur me politikën. Një person që ka lidhje me politikën është më i drejt përdrejtë dhe manipulohet më kollaj.  Turizmi kërkon një impakt politik në mënyrë që mos të përdoret si kal beteje në zgjedhje. Po të shikosh trofetë e fituara pas zgjedhjeve kanë qenë dhënie zonash të rëndësishme në rivierë për të bërë vila. Unë mendoj se duhet të dalim në këtë model të ri politik. Shqipëria sot duhet të marrë modele të reja. Unë e ndoqa zonën time dhe emri im nuk erdha vetëm nga partia por nga baza. Do jetë një zgjidhje e shëndoshë kjo. Unë nuk jam me këtë që figurat e vjetra duhet të vazhdojnë të qëndrojnë nëse e kanë mbaruar misionin e tyre”, tha kreu i shoqatës së agjencive turistike, Zak Topuzi.

Klevis Balliu i përjashtuar nga anëtarësia në Pogradec, sipas Topuzit ka të gjithë mundësitë të përfshihet në 20% e kandidatëve që do të propozojë Basha në listë.

“Partive i duhen të gjithë llojet e luftëtarëve me qenë se Klevis Balliu ka qenë një ndër më të rëndësishmit në luftën për Unazën e Madhe. Ka kohë që me 20% Basha mund ta përfshijë. Unë kam besim që mund të jetë një ndër kandidatët e mundshëm në pjesën e kontingjentit që Basha mund të vendose”, tha kreu i shoqatës së agjencive turistike.

Zak Topuzi po ashtu u shpreh se ai do ti qëndrojë çështjeve të ngritura për turizmin në vend duke refuzuar të jetë politikani klasik i ditëve të sotme. Në degën 7 të PD në Tiranë, Topuzi ishte mes emrave të aktorit Julian Deda, mjekut të 21 janarit Sami Koceku dhe ish deputetes Albana Vokshi.

“Unë kam kandiduar në emër të partisë demokratike në rastin e zgjedhjeve të bashkisë së Tiranës. Unë nuk fitova dhe urova kandidatin konkurrent. Edhe nëse nuk fitoj unë nuk kam komplekse në këtë gjë. Unë do kontribuoj edhe nëse nuk jam fitues. Nuk e kam çështje të rëndësishme. E rëndësishme është të ndihmojmë vendin për të mos humbur këtë potencial të rëndësishëm që ka. Kërkesa ime është një impakt politik për turizmin. Konkretisht duhet të ndalohet ndërtimi imobiliar në bregdet për të mos humbur vlerat turistike. Do insistoj që të bëhet studimi dhe masterplani i bregdetit për një kohë 20 deri në 30 vjeçare që do vendose pikat mbi I. Pakti do ndaloje investimet jo serioze dhe abuzive në bregdet”, shtoi Topuzi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 15/10/2020 00:12

    ME KETA DEBILE DO konkuroi pd,,,ne zgjedhjet e ardhshme PD DO NA FUSE PER KANDIDIM EDHE LYPESIT E RRUGEVE,,ASKUSH NUK I AFROHET KESAJ PARTIE KRIMINALE...

    Përgjigju
  • Shqiptari: 14/10/2020 17:25

    Pershendetje Nisur nga fakti qe baza e partise nuk e nxorri, apo nuk e pelqeu qe te jete kandidat per deputet, per cfare arsye duhet te jete kandidat per deputet. Si nuk jeni realiste, thoni do te zgjidhen kandidatet nga baza, dhe me pas thoni do ti emeroje kryetari. Cfare pret me pas kur te vije kjo opozite ne pushtet, do behet me keq se rilindja.

    Përgjigju
  • Ben: 14/10/2020 16:51

    Po ky idioti ç'pati?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?