Tori Spelling rendë në
spital, dyshohej për Ebola 

Ish ylli i serialit “Beverly Hills, 90210”, aktorja Tori Spelling  ka kaluar fundjavën që lamë pas në spital, për shkak të një forme të rëndë bronkiti.

Simptomat me të cilat aktorja është drejtuar në spital kanë qenë temperaturë e lartë, probleme në frymëmarrje, kollë e fortë etj, shenja këto që i detyruan mjekët ta izolonin aktoren në karantinë për shkak të ngjashmërisë me sëmundjen e Ebolës, që është ende kërcënim në SHBA.

Megjithatë pas analizave të bëra rezultoi se Spelling kishte vetëm një infeksion në mushkëri si një formë e rrezikshme bronkiti. Gjendja e saj shëndetësore e ka detyruar, aktoren të ndërpresë turneun e saj promovues për sezonin e dytë të reality shoë “True Tori”.

tori spelling

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave