1768383021_kristjanasllani.JPG

Kristjan Asllani është në merkato. Këtë e ka pohuar vetë drejtori sportiv i Torinos, Gianluca Petrachi. Mesfushori shqiptar nuk ishte i grumbulluar për sfidën përballë Romës, një sinjal i qartë se largimi është thjesht çështje kohe.

Në deklaratën e dhënë për “Sport Mediaset” përpara ndeshjes, Gianluca Petrachi ka thënë hapur se Asllani është nxjerrë në tregun e transferimeve dhe se i ka të qarta pozicionet ku duhet të ndërhyjë.

“Asllani, Sazonovi dhe Nkunku janë djem që janë në merkato, është mjaft e qartë. Kemi vendosur një vijë në dhomën e zhveshjes. E dimë çfarë duhet të bëjmë. Sigurisht, siç e kam shpjeguar më parë, jemi 32 veta. Dikush duhet të largohet që dikush të vijë. I dimë mirë pozicionet që duhet të përmbushim dhe po punoj për këtë”, tha Gianluca Petrachi.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Dramë në 'Olimpico', Torino mposht 2-3 Romën dhe e nxjerr jashtë Kupës së Italisë! Dëmtohet Ismajli, Asllani as në stol