Muaji janar konfirmohet si muaji i tmerrshëm për Interin pasi sot ziklatërit janë mposhtur 1-0 nga Torino në transfertë. Zikaltërit, të cilët sot zbritën me ndryshime në skemë, por edhe në formacion, treguan një lojë të dobët ashtu si një javë më parë kundër Sassuolo-s. Goli që vulosi sfidën dhe tre pikët u realizua nga Izzo në minutën e 35. Për t’u evidetuar në këtë takim ishte edhe kartoni i kuq i marrë nga Politano pak para përfundimit të kohës së rregullt.
Ndërkohë Roma ka ‘ngecur’ në një barazim 3-3 kundër Atalantës së Berishës në Bergamo. Askush nuk do ta besonte këtë rezultat në minutën e 40-t kur verdhekuqtë i dërguan shifrat në 0-3 falë El Sharawy-t. Më herët Dzeko kishte realizuar “dopietë”.
Në fundin e pjesës së parë të besuarit e Gasperinit shkurtuan fillimisht diferencat, më pas në pjesën e dytë realizuan edhe dy herë të tjera për të dalë me një pikë nga ky takim. Një rezultat që ‘djeg’ shumë për Romën, pasi në fund mund të ndikojë jo pak në luftën për “Champions”.