Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në Torino, pasi atij i është gjetur dhe sekuestruar kokainë, mbi 100 mijë euro dhe tre automjete luksoze.
 
Siç bëjnë të ditur dhe mediat italiane, në pranga ka rënë Saimir Serjani 36-vjeç të cilit në momentin e arrestimit i është gjetur 600 gram kokainë si dhe një makinë për numërimin e kartëmonedhave, karta telefoni dhe materiale të tjera.
 
Droga që iu sekuestrua ishte e fshehur brenda një Peugeot 3007, ndërkohë që dy automjetet e tjera të sekuestruara janë Audi A5 3.0 TDI dhe Smart Fortwo.