TORINO - Shqipëria, letërsia dhe kultura e saj u paraqitën këto ditë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino të Italisë. Për herë të parë në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, Shqipëria mori pjesë me një stendë të sajën ku u paraqitën veprat e autorëve më të njohur shqiptarë, botuar në gjuhën italiane, si dhe një përzgjedhje titujsh në gjuhën shqipe.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë event u mundësua nga Qendra e Kulturës Shqiptare, me patronazhin e Ambasadës së Shqipërisë në Itali. Panairi Ndërkombëtar i Librit në Torino është më i madhi në Itali dhe një prej më të rëndësishmëve në Europë dhe në rajonin e Mesdheut.
Në të marrin pjesë mbi 1200 ekspozues si dhe rreth 3000 mijë gazetarë nga e gjithë bota, që ndjekin takimet e shumta që zhvillohen gjatë ditëve të panairit me autorët më të njohur italianë dhe ndërkombëtarë. Panairi shënoi këtë vit edhe njënumër rekord vizitorësh, mbi 340 mijë.
(Foto: Panairi ne Torino)
(Marrë nga ATSH)
(v.xh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com