Katër minuta mjaftuan për të kryer një vjedhje prej një milioni eurosh. Një grup hajdutësh, në mesnatën ndërmjet së shtunës dhe së dielës, 7 qershor, vodhën selinë e shtëpisë së ankandeve Sant’Agostino në Torino, në Corso Tassoni. Vjedhja, e regjistruar nga kamerat e sigurisë, ndodhi rreth orës 4:20. Për ngjarjen po zhvillohen hetime nga karabinierët, që punojnë për të identifikuar autorët.
Të martën, 9 qershor, dhe të mërkurën, 10 qershor, ishte planifikuar një ankand që do të festonte “elegancën e përjetshme të bizhuterive të autorit dhe të prodhimeve të larta italiane dhe evropiane”. Ndër të çmuarat që do të dilnin në ankand ishin diamante, smeralde, safirë dhe rubinë. Në plaçkën e hajdutëve përfshihet një unazë me smerald kolumbian afër 4 karatë, shoqëruar nga dy diamante me prerje gjysmë-hëne, një palë vathë të firmës Cantamessa, prej ari të bardhë në formë luleje, me diamante dhe një spilë nga vitet ’60, prej ari të verdhë dhe të bardhë.
Por edhe një bizhuteri e rrallë e shekullit të 20-të, një qafore e hollë gjysmë e fortë e firmës Bondanza, prej floriri me elemente gjeometrike dhe linja të prera në platin, një shembull dallues i dizajnit modern italian. Ndër të çmuarat e vjedhura ishte edhe një kutie e rrallë franceze prej ari të verdhë, datuar rreth 1780-1790, e realizuar në kohën e Luigi XV, e dekoruar me motive kandeliere dhe elemente floristike në smalt blu, me rëndësi të sigurt për koleksionistët, aq sa kishte kaluar më parë edhe në koleksionin Açorsi.
Përveç bizhuterive, janë marrë edhe shumë orë të vjetra të firmave historike që kanë shënuar faqe të rëndësishme të historisë së shekullit të XX si Rolex, Vacheron, dhe modele të tjera të çmuara, të përzgjedhura me kujdes nga ekspertët e shtëpisë së ankandeve për cilësinë, rrallësinë dhe gjendjen e tyre.
“Ishte tronditëse të shihja pamjet e vjedhjes”, rrëfen Vanessa Carioggia, pronare e shtëpisë së ankandeve. “Hajdutët hynë me fytyrën të mbuluar, duke thyer sistemet e sigurisë, dhe ndërsa alarmi po tingëllonte, brenda vetëm katër minutash shkuan drejt xhamave. Të armatosur me shkopinj dhe gur fresibël, ata morën gjithçka mundën duke u larguar menjëherë. Karabinierët, të cilëve u jam mirënjohëse, ndërhynë në kohë rekord: arritën në orën 4:29, por hajdutët nuk ishin më aty.”/Corriere della Sera
Komente







