I palodhur edhe pse përballë një profesioni të vështirë, ai asnjëherë nuk ka menduar ta braktis, por ka qëndruar gjithmonë me forcën e një profesonisti duke mos u dorëzuar edhe para sfidave të kohës. Kjo është historia e Hazis Nurkës, i cili për 45 vite me radhë i ka shërbyer tregut, madje ka nxjerr bukën e gojës duke mbajtur familjen dhe fëmijët për vite me radhë. Sot, edhe pse 60 vjeç, Hazis Nurka nga Tirana, në profesion tornitor vazhdon të punoj me të njëjtin përkushtim si një djalë i ri.
“Kam qenë nxënës në Kombinat Tekstile që në moshën 14 vjeçare. Kam punuar gjithë jetën time tornitor dhe vazhdoj akoma të punoj. Më pëlqen profesioni i tornitorit, sepse jo vetëm më ka mbajtur gjatë gjithë këtyre viteve, por pavarësisht ndryshimit të sistemit, vazhdova të sjell të ardhura për familjen”, tregon Hazisi.
Edhe pse aktualisht nuk punon me kohë të plotë për shkak të moshës, ai na tregon se torno është baza e mekanikës dhe më e vështira. “Tornitori është një nga profesionet më të vështira që mund të ketë mekanika.
Kur kam nisur unë të mësoj hapat e parë të këtij profesioni, të gjithë mësuesit që na jepnin mësim në atë kohë na thoshin merre zanatin si tornitor, por vetë nuk punonin pasi e dinin se vështirësit e këtij profesioni ishin të mëdha. Të jesh tornitor, nuk ke vetëm vështirësi mendore, por edhe fizike”.
/Shqiptarja.com