Torra Veneciane, Gjykata e
Durrësit:Të pezullohen punimet

Torra Veneciane, Gjykata e<br />Durrësit:Të pezullohen punimet
DURRES-Gjykata Administrative e Durrësit ka vendosur pezullimin e punimeve të Bashkisë në pjesën e sipërmes të projektit Veliera ku u gjetën pas gërmimeve objektet arkeologjike.

Pas protestave që kanë nisur prej dy javësh nga qytetarët e Durrësit dhe shoqëria civile kundër projektit të Velierës që nisi të ndërtohet parën Torrës Veneciane, në Gjykatën Administrative të Durrësit nisi procesi gjyqësor.

Gjyqtarja Marjana Velcani përcaktoi zonën e bllokimit të punimeve ndërsa theksoi se në pjesën përpara portit, punimet do të vijojnë.

Para se të merrej vendimi gjyqësor para Torrës Veneciane u zhvilluan protesta nga Shoqëria Civile.
 
Projekti i bashkisë së Durrësit për ndërtimin e Velierës kushton rreth 6 milionë dollarë dhe parashikon ndërtimin e një strukture në formë vele me sipërfaqe 2 mijë metra katrorë si dhe sheshin përreth saj me sipërfaqe 12 mijë metra katrorë.
 
Protestuesit depozituan pranë prokurorisë së rrethit kallëzim penal për kryebashkiakun Dako, për shkatërrimit të vlerave arkeologjike dhe lejimin e punimeve pa leje mjedisore.

Pak ditë më parë, në një komision parlamentar ku u thirr për një raportim mbi situatën me punimet e sheshit Veliera, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako u shpreh se ishte i gatshëm të ndërpriste punimet në shesh dhe të devijonte projektin nëse kjo gjë kërkohej nga specialistët e fushës.


shoqeria cirvile

shoqeria cirvile
shoqeria civile

Redaksia Online
d.b/XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore