Reali i Madridit është eliminuar nga Kupa e Mbretit në Spanjë pas barazimit në ndeshjen e kthimit me Atletikon e Madridit me rezultatin 2-2, teksa ndeshja e parë përfundoi 2-0 në favor të kampionëve të Spanjës. Sfida e kthimit në “Bernabeu” ishte mjaft emocionuese e dominuar nga Reali me një luftë të fortë sportive.

Atletiko shënoi dy gola në fillim të secilës pjesë me Torres duke ‘shokuar’ vendasit, që barazuan me Ramos dhe me Ronaldon, por pa mundur që të shkojnë më tej për të kthyer rezultatin dhe shpresuar. Tashmë objektivat e Realit janë kampionati dhe Champions League, pasi u eliminua nga trofeu i parë i edicionit.  




d.b/shqiptarja.com