Torres i lodhur nga Chelsea:
Nuk mund të vazhdoj më kështu

Torres i lodhur nga Chelsea:<br />Nuk mund të vazhdoj më kështu
Sulmuesi spanjoll i Chelsea, Fernando Torres ka kërkuar edhe publikisht sqarimin e dilemës për të ardhmen e tij tek kampionët e sapokurorëzuar të Europës. Futbollisti iberik ishte stonimi i vetëm në paradën e zhvilluar nag Chelsea, me trofeun e Champions League, pasi polemizoi për atë që po ndodh.

Torres priste që të ishte titullar në ndeshjen ndaj Bayern Munich, por nuk ndodhi kështu. Ai u injorua nga trajneri Di Matteo edhe në përzgjedhjen për penalltitë por në vend të tij, goditën të tjerë si mbrojtësi David Luiz.

“Ishte një zhgënjim mjaft i madh për mua, kur pashë formacionin titullar në finalen e Champions, dhe ndoshta ishte zhgënjimi më i madh që kam patur në karrierë. Nëse nuk do të ishte për tifozët, këtë sezon, do kisha thënë "mjaft" me kohë" tha Torres.

“Në aventurën time me Chelsea, ka patur shumë ulje ngritje dhe në shumë momente unë jam ndjerë i humbur. Dua të falenderoj pronarin e klubit dhe familjen, që më ka mbështetur. Jam trajtuar në një mënyrë që nuk e prisja dhe nuk mund të vazhdoj kështu" tha Torres. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Banjska, delegacioni serb largohet pas fjalimit të palës kosovare

Sulmi në Banjska, delegacioni serb largohet pas fjalimit të palës kosovare