Lojtari i Chelsea, Fernando Torres, tregon se e kishte humbur shpresën që të merrte pjesë në kampionatin evropian. Lojtari spanjoll kaloi momente të vështira, ndërsa edhe pse ishte ndër lojtarët më të paguar të bluve të Londrës, nuk arrinte të shënonte. Por më pas lojtari u zhbllokua, fitoi Ligën e Kampioneve e mori ftesën e teknikut të kombëtares, Vincente del Bosque.

“Mendoja se isha jashtë Evropianit. Asnjëherë nuk e kam pritur telefonatën e teknikut me një gëzim kaq të madh”, tregon ai. Lojtari pas fitimit të trofeut më të rëndësishëm evropian është plot me energji. ”Kam menduar vetëm që të fitoj këtë turne. Pata fatin që të fitoja një vend në historinë e klubit, por kanë kërkuar shumë më shumë nga unë, e më duket sikur i kam lënë në baltë”.

Por tani, Torres ka një tjetër sfidë, EURO 2012. “Ne jemi kampionët e botës, e duhet të vazhdojmë ta tregojmë këtë në fushë. Kemi marrë tre tituj radhazi, e një gjë të tillë s’e ka arritur asnjë. Nëse ia dalim prapë, ky brez do të kujtohet gjatë”, tha lojtari i Chelsea.(rb/shqiptarja.com)