Tortë pa pjekje me luleshtrydhe
Përbërësit:
1.2 ml qumësht
9 lgj sheqer
4 puding vanilje
100 gr çokollatë e bardhë
250 gr margarinë
4 lgj salcë kosi
400 gr luleshtrydhe
400 gr biskota
Xhelatinë
Përgatitja:
Në një enë vendosim 1 litër qumësht dhe sheqerin dhe e lemë të marrë valë. Në një enë tjetër tresim pudingun në 200 ml qumësht të ftohet. Më pas pudingun e tretur e shtojmë tek qumështi i ngrohur së bashku me çokollatën e bardhë, margarinën dhe salcën e kosit. E trazojmë derisa kremi të lidhet dhe më pas e vendosim në një tavë ku shtojmë biskota të thërrmuara. E nivelojmë mirë dhe të gjithë sipërfaqen e mbulojmë me luleshtrydhe. Tresim xhelatinën në ujë dhe mbulojmë pjesën e sipërme të tortës. E lemë të ftohet dhe më pas e kemi gati për t’a servirur.