DURRES - ​Më shumë se dy javë nga masakrimi i dy të moshuarave në Durrës, policia e qytetit bergdetar arreston dy persona, mes tyre nipin e njërës prej viktimave, dhe shpall në kërkim një të tretë. Autorët e dyshuar të dy kunatave, Elsa dhe Gjinovefa Vava, 72 dhe 77 vjeç, janë persona me precedentë të mëparshëm penalë.

Krimi makabër i rregjistruar 17 ditë më parë në Durrës ku dy të moshuara, Elsa 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç u gjetën të pajeta në banese, është bërë më ndihmën e nipit të njërës prej viktimave.

Ky fakt është bërë i ditur nga policia e Durrësit, e cila sqaron se lidhur me këtë vrasje është arrestuar, Artur Kacanolli 28 vjec, djali i motrës së Gjinovefa Vafës. Ai akuzohet se ka ndihmuar autorët e krimit, Velson Elmazin 28 vjec, i cili gjithashtu është i arrestuar edhe Indrit Shaqën 41 vjeç i shpallur në kërkim.

Mësohet se Kacanolli ka qënë në dijeni të shumës së parave që ndodheshin në banesë dhe se u ka treguar dy autorëve të dyshuar se ku ti gjejnë ato. Sipas policisë kohë më parë ai ka kërkuar me detonator në banesë për sende me vlerë si florinj dhe unaza, por ka zbuluar vetëm sasinë e parave prej 2 milionë lekësh të vjetra.

arrestimet me logo
(Në foto: Momenti i shoqërimit në komisariat Velson Elmazi (majtas) dhe Artur Kacanolli (djathtas)

Më pas ai ka kontaktuar Velson Elmazin dhe Indrit Shaqen, me të cilët duke ditur vendin ku fshiheshin paratë, kanë përgatitur dhe kanë venë në jetë planin për grabitjen, që u finalizua edhe me vdekjen e dy të moshuarve, ndërsa vetë nuk ka qënë prezent natën e grabitjes.

Zbulimi i vrasësve erdhi pas një pune disa ditore të policisë dhe pas shqyrtimit të provave të gjetura në vendngjarje nga grupi hetimor. Gjatë arrestimit të Kacanollit në banesë atij iu gjet edhe një arsenal armësh.

Dy kunatat e moshuara u vranë në mënyrë mizore në banesën e tyre, të mbytura me qese plastmasi dhe me duart e lidhura me litar. Vrasja tronditi qytetin bregdetar, ndërsa poblemet për çeshtje pronash dhe grabitja ishin pistat ku u fokusua polcia për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Velson Elmazi i denuar me pare me 4 vjet burg 
Velson Elmazi 28 vjec, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë me 4 vjet burgim për veprën penale “marrëdhënie seksuale me dhunë” si dhe i dënuar për “prodhim, shitje lëndësh narkotike”.

Nipi i njeres prej te moshuarave u arrestua ne flagrance...fisheke ne banese
Po ashtu, në pranga u vu Artur Kacanolli 28 vjec lindur dhe banues në Shijak, njëherësh djali i motrës së Gjinovefa Vavës. Ai u arrestua në flagrancë për veprën penale të majtjes pa leje të municioneve luftarake si dhe si i dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e tezes së tij dhe të moshuarës tjetër. Paraprakisht i riu dyshohet se i ka treguar te rinjve vendin ku ndodheshin parate, por Policia e Durrësit thotë se po punon ende për të dokumentuar rolin e tij në raport me ngjarjen. Sakaq, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi prej 65 fishekësh luftarake, 4 ndezësa detonatore si dhe nje sasi fitili zjarrpërcjelles.