BRITANI E MADHE - Dëshira për të tërhequr vëmendjen e sa më shumë personave nëpërmjet videos së tij të çuditshme, mund t’i kushtojë tepër shtrenjtë një personi në Britaninë e Madhe, i cili rrezikon gjashtë muaj burg si dhe një gjobë prej 20 mijë stërlinash. Ka menduar të argëtojë përdoruesit e internetit me videon e rrallë që ka realizuar, duke vendosur macen në lavatriçe dhe ka xhiruar momentin kur rrotullohej. Nuk i ka mjaftuar xhirimi i pesë minutave të para të videos së tij, por këtë veprim ai e ka përsëritur edhe tre herë të tjera.
Videon e publikuar në internet ky person me nickname “Nitroazza”, e ka shoqëruar me këtë fjali: “Ju pëlqejnë macet? Atëherë hidhini një sy maces sime, versioni i ri i Mr. Tumble”. Madje, ky person i ka kërkuar përdoruesve të internetit edhe komentimin e videos së tij dhe të votojnë për të, ku shton informacione të tjera të tilla si, macja që shihni në këto imazhe quhet Principessa.
Zbulimi
Një pjesëtar i forumit, ka kuptuar se personi ishte serioz me veprimet e tij dhe e ka shkarkuar videon, dhe ka xhiruar në The Hunts Post, nisur nga fakti se personi me nickname «Nitroazza» ka vendosur pikërisht Huntingdon, në Cambridgeshire, si vendqëndrim. Tani ai po ndihmon për gjetjen e identitetit të vërtetë të torturuesit të kafshëve që deklaron se është 22 vjeç dhe është i martuar me një fëmijë dhe gjithashtu është praktikues i kickboxing.
Zëdhënësi anglez i shoqatës së kafshëve, ka theksuar se kjo video është absolutisht e tmerrshme dhe ata kanë mbetur të tronditur sepse dera e lavatriçes është hapur dhe mbyllur tre herë. “Edhe pse Principessa për fat të mirë është gjallë nga kjo torturë, macja e shkretë është tepër e tronditur nga kjo eksperiencë traumatizuese. Kjo është arsyeja pse ne i bëjmë thirrje çdo personi që ka informacion të rëndësishëm të kontaktojë për të na ndihmuar”, theksoi ai.
(b.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com