Pas përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Kampioneve, sonte në mbrëmje rikthehet kompeticioni i dytë nga rëndësia, Liga e Europës.

Ndeshjet kryesore janë Udinese-Liverpul. Aktualisht grupi A, kryesohet nga Anji me 10 pikë, i ndjekur nga Liverpuli dhe Young Boys me nga 7 pikë, ndërsa Udinese në vendin e fundit me 4 pikë.

Napoli dhe Dnipro në grupin F, janë në garë për vendin e parë. Italianët sonte do të kërkojnë vendin e parë përballë PSV, duke shpresuar në një gabim të Dnipros përballë AIK.

Interi ka një ndeshje të lehtë me Neftçitin, por vendi i parë është rrëmbyer nga Rubin Kazan.

Totenhemi dhe Panathinaikos do të përcaktojë secili do të vazhdojë garën, pasi Lacio kryeson dhe sonte ka një ndeshje të lehtë me Mariborit.

(d.b/shqiptarja.com)