Totò Riina,'Padrino' që i shpalli luftë
shtetit,tmerret e bosit nga Korleone

Totò Riina,'Padrino' që i shpalli luftë<br />shtetit,tmerret e bosit nga Korleone<br>
Në burg për herë të parë hyri kur sapo kishte mbushur 18 vjeç. Një “pagëzim” kriminal i parakohshëm dhe një akuzë e rëndë: Vrasja e një bashkëmoshatari, gjatë një sherri, gjë për të cilën u dënua me 12 vjet. I lindur në Korleone më 16 nëntor 1930 nga një familje fshatarësh, ai do të humbasë shpejt babain dhe vëllain, të cilët vdiqën teksa përpiqeshin të nxirrnin barutin nga një bombë e pashpërthyer. Toto Rina i cili vdiq dje natën në repartin e të burgosurve në burgun e Parmës, deri në atë kohë kishte pas shpine vetëm ndonjë vjedhje të vogël.

Njohja me bossi-n e Korleones  Liggio - Gjëra të pakonsiderueshme, deri në takimin me Luciano Leggio, që në atë epokë ishte një mafioz në ngritje i cili po i hapte rrugën vetes. Është ai, bashkëfshatari i tij, i cili për shkak të një gabimi në shkrim të një brigadieri do të hyjë në histori si Luciano Liggio, i cili e futi te Cosa Nostra. I gjatë 1 metër e 58 cm, çka i sjell nofkën “Totò U Curtu” (Toto shkurtabiqi), doli nga burgu i Ucciardone-s më 1956, pasi e shlyen pjesërisht dënimin ai rekrutohet në grupin e zjarrit të Leggios, që lë pas një lum të thellë gjaku.

Lufta për pushtet e "Lucianeddu"-t dhe djemve të tij nisi më 1958 me eliminimin fizik të Michele Navarra-s, mjeku dhe boss-i i Korleones. Leggio ja shkatërroi klanin dhe i zuri vendin. Totò u bë zëvendësi i tij. Në bandë ishte edhe një bashkëfshatar tjetër, Bernardo Provenzano. Në dhjetor të vitit 1963 Riina u ndalua nga një patrullë e karabinierëve në një provincë të Agrigento-s, ku iu iu gjetë një kartë identiteti fallso dhe një pistoletë. U kthye sërish në Ucciardone, nga ku doli për pamjaftueshmëri provash më 1969. I urdhëruar të qëndrojë larg Siçiilisë, ai nuk do të largohet asnjëherë nga Ishulli por do të nisë të jetojë për 20 vjet në arrati. Me statusin e personit në kërkim që kishte ai nisi eliminimin e armiqve. Më 1969, me Provenzano-n dhe dy burra të tjerë, vrau me të shtëna mitralozi bossi-n Michele Cavataio dhe katër djem të tjerë, rast të cilin kronikat do ta cilësojnë si masakra e “viale Lazio”. Pas dy vitesh ai do të qëllojë prokurorin e Palermos Pietro Scaglione.

Ngjitja te Cosa Nostra - Ngjitja e tij në Cosa Nostra përmes gjakderdhjes dhe dhunës është e pandalshme (është i përfshirë në mbi 100 vrasje, për të cilat është dënuar me 26 burgime të përjetshme). Në këtë kohë ai kryen dhe krimet e para politike: vret ish-sekretarin provincial të demokristianëve Michele Reina dhe Presidentin e Rajonit Piersanti Mattarella. Pas kapjes së Leggio-s, Riina i zë vendin në triumviratin mafioz së bashku me Stefano Bontate dhe Tano Badalamenti. Ai më pas do ta detyrojë këtë të fundit që të largohet, duke e akuzuar në mënyrë të rreme për vrasjen e një kreu mafioz lokal.

Lufta e dytë e Mafias- Por është në vitet ’80 që roli i tij dhe i klanit përreth, të pamëshirshmit e Korleones bëhet i padiskutueshëm, kur sfidojnë mafien e qytetit. Para lum nga droga, tenderat dhe spekulimet me nderimet, kështu e fitoin ai pushtetin përmes vrasjesh tronditëse me pushkë të bardha (lupare bianche). Bëhet fjalë për luftën e dytë të mafias. Më 23 prill 1981 ra Stefano Bontande, "princi i Villagrazia"-s, boss-i i cili vishej me kostum dhe jelek dopiopeto frekuentonte sallonet e luksit të qyteteve dhe kontrollonte trafiqet e Cosa Nostrës në Palermo. Ai u masakrua në mbretërinë e tij dhe ditën kur kishte ditëlindjen. Pas 18 ditësh, e pati radhën aleati i tij, Totuccio Inzerillo, më pas i biri dhe vëllai. Të afërmit e mbijetuar ja mbathën në SHBA dhe e shpëtuan jetën e tyre duke bërë pakt se nuk do të ktheheshin më në Siçili. Brenda pak javësh ranë përdhe dhjetëra kufoma.

Lufta me shtetin - Riina bisha  sikurse e quante pika e tij e referimit në politikë Vito Ciancimino, ish-kryebashkiaku mafioz i Palermos së aferës së ndërtimeve, është i egër dhe i pamëshirshëm. I dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm gjatë “maxi-gjyqit” të famshëm kundër mafies, ai u gozhdua nga dëshmitë e të penduarit të parë të rangjeve të larta, Tommaso Buscetta. Totò "u curto" u hakmorr duke i vrarë 11 të afërm. Kur vendimet bëhen të formës së prerë dhe nisin të jepen burgime të përjetshme për “Don”-ët e mafies, “kumbari” i shpall luftë shtetit. Njëfarë fushate ndëshkimore që sjell vrasjen e armiqve historikë si gjyqtarët Falcone dhe Borselino, falë të cilëve u bë “maxiprocesso”, dhe të atyre që e kishin tradhtuar. Lista e atyre që duhej të eliminoheshin ishte e gjatë dhe përfshinte edhe politikanë, të cilët sipas boss-it, nuk kishin respektuar paktet.

Është sezoni i masakrave të cilat “capo dei capi” i kërkon pavarësisht se në Cosa Nostra jo të gjithë janë dakord. Më 12 mars vdes Salvo Lima, njeri i afërt i kryeministrit Andreotti në Siçili. Më 23 maj dhe 19 korrik të 1992-shit e patën radhën gjyqtarët Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino. Por boss-it i mbeten edhe pak muaj liri: më 15 janar 1993 trupat speciale të karabinierëve e arrestuan pas 24 vjetësh në arrati. Gruaja, Ninetta Bagarella që kishte kaluar gjithë jetën me të, u kthye në Korleone bashkë me katër fëmijët Lucia, Concetta, Giovanni dhe Giuseppe Salvatore, të gjithë të lindur në një prej klinikave private më të mira në Palermo.

Kapja dhe gjyqi - Periudhat e fundit në arratisë familja i kalon në një vilë të sipërmarrësve mafiozë Sansone, fare pranë rrugës. Karabinierët ia vunë prangat dy hapa larg shtëpisë. Një arrestim i tiji mbi të cilin mbeten ende shumë dyshime. Sipas versionit zyrtar ai “u dorëzua” nga një ish-i besuar i tij tepër i afërt, Baldassare Di Maggio, i penduari që më pas do të tregonte për puthjen mes Riinës dhe Andreotti-t. Por për kapjen e “capo dei capi” bien hije shumë të errëta: kjo ka dalë nga vetë hetuesit të cilët që prej vitit 2012 nisën ndaj tij gjykimin për marrëveshjen e ashtuquajtur shtet-mafie në të cilën dyshohet se boss-i ka patur një rol, të paktën fillimisht. Dyshohet se ka qenë bashkëfshatari i tij, miku i përjetshëm,  Bernardo Provenzano,  më i matur dhe që të pandehurit thonë se ishte kundër sulmit ballor ndaj shtetit, ai që ua shiti karabinierëve duke marrë në kmbim të pazarit paprekshmërinë e tij.

Me vdekjen e “Padrinos” mbeten pa përgjigje shumë pyetje lidhur me marrëdhëniet mes mafies dhe politikës në sezonin e masakrave, lidhur me të ashtuquajturat vrasje “VIP”, për lidhjet që mund t’i kenë mundësuar Cosa Nostrës një bashkëpunim me pushtete të errëta në kuadër të një strategjie të përbashkët tensioni. Riina nuk ka shfaqur kurrë asnjë shenjë pendese. Deri në fund kur po gjykohej për marrëveshjen dhe kur u pyet nga Prokuroria heshti.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)